Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: 50-vjeçari rrëfen si ndodhi vrasja e kunatit: Po i bërtisja me përdhunove fëmijën dhe ai qeshte
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Kronikë

50-vjeçari rrëfen si ndodhi vrasja e kunatit: Po i bërtisja me përdhunove fëmijën dhe ai qeshte

Tirana Press
Last updated: 16/01/2024 10:46
Tirana Press
Share
SHARE

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila u regjistrua pak ditë më parë në Greqi ku 50-vjeçari shqipar, Fatmir Tarellari vrau me armë kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij, Erjon Pelivani. Tarellari ishte shprehur në gjykatë se ai i kishte kërkuar sqarim për përdhunimet ndërsa ka shtuar se Pelivani po tallej dhe po qeshte.

“Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë,” u shpreh 50-vjeçari.

Më tej para gjykatës Tarellari u shpreh se rrëfimin nga vajza e kishte dëgjuar pasi i kishte kërkuar shpjegim se përsë nuk kishte paguar qeranë e banesës ku jetonte pasi 50-vjeçari i kishte dërguar para. Ai më tej ka insistuar duke i kërkuar asaj se ku i kishte shpenzuar paratë.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto që kishte në posedim. Pa i zbuluar 18-vjeçarja personin që e ka dhunuar dhe shantazhuar, 50-vjeçari mbështeti vajzën e tij dhe i qëndroi në krah ndërkohë që kërkoi një psikolog. Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij ku më në fund vajza i zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj.

“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka dhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore i shtua ndjenja e tradhtisë,” shtoi 50-vjeçari sipas mediave greke.

Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk pushoi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai mori me vete edhe pushkën dhe u takuan në vendin ku i kishte dhënë gruaja e 50-vjeçarit. Ai nuk e telefonoi vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij në telefon të fliste me vëllain e saj dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë të ndryshojë gomën e makinës pranë hyrjes së Volos.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.

“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa. Peliani jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe ka vrapuar duke ndryshuar vazhdimisht drejtime si dhe ka tentuar ta sulmojë 50-vjeçin për t’i marrë armën.

Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj u përleshën dhe 33-vjeçari tentoi t’i hiqte karikatoren dhe më pas është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje. Tarellari pas ngjarjes u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe shkoi në zyrën e avokatit të tij dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur ku më pas u dorëzua.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:deshmiPerdhunim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article E ardhmja e Honda-s, epoka e re do të jetë makina me hidrogjen!
Next Article Berisha kërkon leje për të dalë nga shtëpia: Dua të shkoj në…

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Dosja ‘Gërdeci’/ A do të pranojë të dëshmojë? Ja çfarë ka vendosur ish-ministri Mediu

U mbajt sot seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në këtë seancë gjyqësore në GJKKO, Mediu dha pëlqimin…

4 Min Read
Kronikë

FOTOT/ Vrau 40-vjeçarin e më pas veten, kush janë 2 viktimat e krimit në Korçë

Një ngjarje e rëndë, me pasojë dy viktima, ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen nr. 18 të qytetit të…

2 Min Read
KronikëRajoni

“Liridona më tradhtoi, e pash me sytë e mi”/ Zbardhet dëshmia e plotë e Naim Murselit në polici

Zbardhet dëshmia e plotë e Naim Murselit para hetuesve të Policisë në Kosovë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona…

5 Min Read
KronikëShqipëria

Shkëputet ashensori në Tiranë/ Brenda ndodhej një çift, pësojnë lëndime

Ashensori i një pallati në zonën e Astirit në Tiranë ka pësuar defekt dhe është shkëputur duke rrezikuar jetën e…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?