Endi Demneri, e zgjedhur së fundi “Miss Universe Albania 2023” ishte e ftuar në “në një studio televzive ku dhe foli për rënien në peshë, duke treguar se kishte humbur 20 kilogramë, por edhe akuzat për ndërhyrje që i bëhen vazhdimisht në rrjetet sociale.
Vajzat që shumë të reja bëjnë prekje fatkeqësisht në portret, edhe kur janë natyralisht të bukura, kanë maninë sot, që mbase është efekti i keq që ka bërë media sociale, nuk e di ti nëse ke bërë diçka për të përsosur pak portretin apo veten? Nuk ka asgjë të keqe, në fund të ditës ku është e nevojshme për të përsosur veten, nuk kemi paragjykime, por të bëhen sa më vonë.
Endi Demneri: Të të tregoj një histori të bukur. Momentin e parë kur kam mbushur 18 vjeç më ka ardhur një mesazh nga Fadil Berisha dhe më ka thënë të lutem Endi hajde tani të bësh foto me mua, para se të fillojnë të gjitha gocat të bëjnë hundën e vogël dhe buzët e trasha. Unë që e vogël deri tani nuk prekur asnjë gjë tek fytyra ime. Jam shëndoshur, jam dobësuar, ndoshta dhe tiparet ndryshojnë, rritesh, maturohesh, por jo. Do doja shumë që meqë teknologjia po avancon, të shpiket detektor për fillerat dhe të më fusni mua aty dhe të shihni që jam komplet natyrale.
Ke humbur 20 kilogramë më the?
Endi Demneri: Po.
Ke bërë palestër, dietë, apo?
Endi Demneri: Po palestër, dietë, përveç kësaj dhe kauza që mbroj në Miss Universe ka pasur efektin e saj, ka thënë Demneri.