Më i vendosur se kurrë ish – kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si deputet. Shkaku i kësaj dorëheqje është bërë një raport hetimor parlamentar ku ai akuzohet se mashtroi Parlamentin për çështjen e festave gjatë pandemisë.
Dorëheqja e tij gjithastu do të shkaktojë zgjedhje të pjesshme në zonën e tij në Londrën perëndimore në Uxbridge dhe South Ruislip. Në një deklaratë të gjatë, dramatike të dorëheqjes, ai thotë se është “i hutuar dhe i tmerruar” që po detyrohet të largohet.
Ish-kryeministri tha se “është shumë e trishtueshme që po largohet nga Parlamenti, të paktën tani për tani”. Johnson ishte kryeministër nga korriku 2019 deri në shtator 2022. Ai ka qenë deputet që nga viti 2001.