Projektuar nga arkitekti i famshëm Richard Landry në vitet 1990, vila luksoze është blerë nga artisti në vitin 1991.Kjo është shtëpia ku Steëart banon prej shumë kohësh me gruan e tij Penny Lancaster dhe dy djemtë e tij.
Pamjet e rezidencës skanë asgjë më pak se shtëpitë e përrallave, pasi ka 9 dhoma gjumi, një dhomë të madhe ngrënieje, një bibliotekë, dy palestra, një pishinë si dhe një fushë të madhe futbolli. Kjo rezidencë luksoze gjithashtu vjen me një dhomë private e dedikuar vetëm për adhuruesit e kinemaatografisë ku blerësi i saj do të ketë mundësinë të shohë filmat e preferuar.
Sipas menaxheres së shitjeve të shtëpisë Michelle Oliver, shtëpia është perfekte për ata që duan një vilë ndryshe dhe të veçantë.
Arsyeja e shitjes së shtëpisë ende nuk është bërë publike, por sipas mediave të huaja ky vendim i këngëtarit vjen në një kohë kur një sërë emrash të njohur të shoëbizz-it po vendosin të shesin pronat e tyre dhe të largohen nga Los Angeles.