Ylli i Titanik Leonardo DiCaprio njihet më së shumti për historitë e dashurisë aspak të qëndrueshme.
48-vjeçari me sa duket ndihet ende djaloshar dhe nuk është gati për të krijuar një familje.
Shpesh herë është aluduar për lidhje me modele të ndryshme e kryesisht në moshë të vogël.
Por kësaj radhe është parë në shoqërinë e 28-vjeçares, modeles Gigi Hadid.
Modelja dhe aktori fitues i çmimit “Oscar” u panë të dy duke mbërritur në Chiltern Firehouse në Londër.
Kjo shënon natën e tyre të dytë radhazi në kryeqytet, pasi të martën shkuan për darkë me prindërit e Leonardos në China Tang.
Raportohet se romanca e çiftit mbaroi në shkurt, por pavarësisht përfundimit të dukshëm të lidhjes së tyre të shkurtër, të dy u panë së bashku disa herë në maj dhe dyshohet se kanë qenë sërish bashkë kohët e fundit.
Aktori u pa duke mbërritur në hotel në mënyrë të fshehtë, duke ndjekur babanë e tij George dhe njerkën Peggy Farrar.