Është gjetur pa shenja jete një turist me origjinë Polake në dhomën e një hoteli në plazhin e Golemit në Shkëmbin e Kavajës.
Turisti është i moshës 70-vjeçare dhe dyshohet të ketë kaluar një arrest kardiak.
Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet me dije se vdekja e turistit dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
“Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën e një hoteli, ka ndërruar jetë shtetasi polak T. Z., 70 vjeç, i cili ishte i akomoduar pranë këtij hoteli. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, njofton policia.
Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.