Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: U arrestua për korrupsion, Joana Duro del sot para Gykatës së Posaçme
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Shqipëria

U arrestua për korrupsion, Joana Duro del sot para Gykatës së Posaçme

Tirana Press
Last updated: 05/06/2023 10:42
Tirana Press
Share
SHARE

Mëngjesin e së premtes SPAK çoi në prangat e policisë Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duron.

Përgjatë ditës së sotme Duro pritet të dalë para Gjykatës së Posaçme.

Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë u arrestua pasi mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  ‘DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria e Shëndetësisë për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Hetimet e SPAK për korrupsionin me tenderin e Ministrinë e Shëndetësisë kanë çuar gjithashtu në pranga deri tani katër persona të dyshuar bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të këtij dikasteri Joana Duro. Në pranga ka rënë administratori i kompanisë, ‘DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi.

Punonjësit akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore. Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë është shpallur në 1 qershor, ndërsa SPAK ka ndërhyrë në datën 2 qershor teksa u dha ryshfeti.

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon, inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Shteto dhe inixhinieri i kompanisë ‘DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi.  Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë ‘DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndaj Vladimir Topit dhe inixhinierit të kompanisë së tij, rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.

Sipas SPAK shuma 330 mijë lekë, që përbën përfitimin e parregullt nga Laura Shteto është gjetur në zyrën e Sekretares së Përgjithshme. Dy zyrtaret e arrestuara më 2 qershor 2023 akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Kompania që ka fituar tenderin e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është ‘DRICONS’ në pronësi të Vladimir Topit. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë.

Tenderi me 4 lote

Tenderi ka të bëjë me supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore për vitin 2023 dhe 2024 me fond limit 4,115,854.86 (katër milion e njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër.86) Lekë pa TVSH e ndarë në 4 lote. Kompania që ka dhënë rryshfetin synonte të fitonte lotin e parë të tenderit me fond limit 800 mijë lekë. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave ishte 22 maj 2022 dhe punimet do të kryheshin brenda 172 ditë nga firmosja e kontratës.

Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Tiranë dhe Durrës” me fond limit 805,872.23 (tetëqind e pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy.23) lekë pa TVSH;

Lot.2 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan” me fond limit 1,010,499.48 (një milion e dhjetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë.48) lekë pa TVSH;

Lot.3 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër” me fond limit 1,271,793.50 (një milion e dyqind e shtatëdhjetë e një mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre.50) lekë pa TVSH;

Lot.4 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier” me fond limit 1,027,689.65 (një milion e njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë.65) lekë pa TVSH.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:GJKKOJoana DuroLaura ShetoVladimir Topi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Me 500 ndeshje të luajtura, Quagliarella i jep lamtumirën futbollit
Next Article Mbi 70 persona u helmuan nga uji në Bulqizë, merret nën hetim pronari i HEC-it privat

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

AutoEkonomi

Elon Musk – Tesla nuk është imun ndaj vështirësive ekonomike që ai parashikon

CEO i Tesla Elon Musk paralajmëroi të martën se prodhuesi i automjeteve elektrike nuk ishte imun ndaj ekonomisë globale, e…

5 Min Read
Politikë

Manja i prerë: S’ka amnisti për çështjet që hetohen nga SPAK

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka sqaruar se asnjë çështje që po hetohet nga SPAK nuk do të jetë pjesë…

1 Min Read
Aktualitet

Klinika dentare e Roland Xhaxhos ku ndërroi jetë 3-vjeçari pa licensë! Si u refuzua 6 herë nga autoritetet

Deteje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak muaj më parë, në një klinikë dentare private në Tiranë,…

2 Min Read
Aktualitet

KLSH: Në treg ka akullore me oksid etileni! Mund të shkaktojnë kancer dhe probleme me riprodhimin

Në tregun shqiptar ka akullore të kontaminuara me oksid etileni, një substancë kimike shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?