Platforma e videove YouTube përmes një deklarate për mediat ka bërë me dije se do të përkrahë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke ndaluar videot që në përmbajtjen e tyre pretendime të rreme për zgjedhjet e kaluara.
“Në mjedisin aktual, ne zbulojmë se ndërsa heqja e kësaj përmbajtje frenon disa dezinformata, mund të ketë gjithashtu efektin e paqëllimshëm të reduktimit të fjalimit politik”, tha YouTube në një postim në blog.
Platforma tha gjithashtu se pjesa tjetër e politikave të saj kundër gjuhës së urrejtjes, ngacmimit dhe nxitjes së dhunës do të vazhdojë të zbatohet për të gjithë përmbajtjen e përdoruesve, përfshirë zgjedhjet.
YouTube shkruan se përhapja e dezinformatave ka ngritur pikëpyetje se si platformat e rrjeteve sociale i zbatojnë politikat e tyre kundër përmbajtjes mashtruese për zgjedhjet.
Platforma të tjera të rrjeteve sociale si Twitter dhe Facebook kanë parë gjithashtu një rritje të dezinformatave në lidhje me zgjedhjet.