Dashi
Bëni kujdes me shëndetin, kushtoini më tepër kohë vetes suaj, kërkoni ndihmën e familjarëve. Sot është dita juaj me fat kështu që përpiquni fort. Do të largoheni për disa ditë, por mos u shqetësoni, gjërat do të ecin mirë edhe në mungesën tuaj.
Demi
Për ju sot në qendër do të jetë familja, ndaj dhe do t’iu duhet të sakrifikoni lumturinë tuaj për familjen. Disa argumente të panevojshme mund të sjellin tension në familje. Dëgjoni më të mëdhenjtë dhe mendoni me qetësi për të zgjidhur problemet tuaja.
Binjakët
Përpiqni të ruani qetësinë dhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë për ju, pasi dita e sotme do të jetë shumë e tensionuar. Mos u tregoni emocional teksa jeni në një takim biznesi. Seminaret ku do të merrni pjesë do t’ju mundësojnë kontakte të reja.
Gaforrja
Ju gëzoheni shumë për suksesin e të tjerëve. Do të keni dëshirë dhe do të mendoheni rreth ideve për të fituar para në një mënyrë sa më të shpejtë. Mund të përfshiheni në një lidhje të re romantike krejt papritur.
Luani
Edhe për të lindurit në shenjën e Luanit do të ketë probleme me shëndetin, ndaj bëni kujdes. Përgjegjësitë familjare do të rriten edhe më shumë duke iu sjellë tension në familje. Sa i përket anës romantike, nuk do të jetë dita juaj me fat. Sot do të jetë një nga ato ditë, ku gjërat nuk do t’ju ecin ashtu siç duhet.
Virgjëresha
Rrobat që nuk i përdorni më jepjani dikujt që ka nevojë për to. Disa kontrata të reja mund t’ju duken se do t’ju sjellin fitim, por nuk është ashtu siç e mendoni. Mos ndërmerrni vendime të nxituara sa i përket investimeve dhe mos shpenzoni para për gjëra të kota.
Peshorja
Bëni kujdes me shëndetin, nuk do të jeni aspak në formë sot. Ka gjasa që gjatë punës të irritoheni dhe të humbisni kontrollin, kështu që bëni mirë të përgatiteni për një situatë të tillë. Nuk është dita e duhur për të udhëtuar. Ka gjasa të përplaseni me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj duke e çuar kështu martesën në një pikë mjaft të vështirë.
Akrepi
Kushtoini më shumë kohë familjes. Do të keni probleme me financat, por miqtë tuaj do t’ju ndihmojnë pamasë duke jua zgjidhur problemet. Dikush mund të futet mes dashurisë suaj. Bëni mirë t’i pranoni gabimet, pasi kjo do të ndikojë në favorin tuaj. Përpiquni të mendoni sesi mund t’i rregulloni këto gabime.
Shigjetari
Mos e lejoni veten që të mposhteni nga stresi. Meditimi dhe joga janë një ndër mënyrat më të mira për t’i bërë ballë kësaj situate. Gjatë ditëve në vijim do t’ju shfaqen disa mundësi shumë të mira, kështu që tregohuni të vëmendshëm dhe mos i humbisni shanset.
Bricjapi
Përpiquni që të ruani qetësinë gjatë ditës së sotme. Burime të reja të të ardhurave do të gjenerojnë mes personave që ju njihni. Sjellja irrituese e partnerit/partneres suaj do t’ju mërzisë. Përpiquni të kuptoni nevojat e të tjerëve para se të ndërmerrni një vendim.
Ujori
Ndryshoni skemën nëse jeni në kërkim të suksesit. Kjo do të zgjerojë vizionin tuaj, do të përmirësojë personalitetin dhe do t’ju pasurojë mendjen. Mos shpenzoni më shumë seç duhet për artikuj luksozë shtëpie. Disa ndryshime në shtëpi do t’ju bëjnë shumë të ndjeshëm. Për çiftet e martuar, do të jetë dita e tyre me fat.
Peshqit
Qëndroni me këmbë në tokë pasi do t’iu ngarkohen shumë përgjegjësi sot. Duhet të jeni të kthjellët që të ndërmerrni vendimet e duhura. Sa i përket anës romantike, do të pësoni një krisje për shkak të disa diferencave në çift. Ndërsa në punë, gjërat do të jenë në favorin tuaj.