Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: “Dështuam” zv/kryetari i PD-së Shkodër Arben Lushaj jep dorëheqjen
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Aktualitet

“Dështuam” zv/kryetari i PD-së Shkodër Arben Lushaj jep dorëheqjen

Tirana Press
Last updated: 27/05/2023 11:50
Tirana Press
Share
SHARE

Pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit të Partisë Demokratike në Shkodër, Arben Lushaj, zv/kryetar i kësaj partie, ka dhënë dorëheqjen dhe kërkon që të merren përgjegjësi nga personat që kanë ndikuar vërtet në humbjen e zgjedhje në kryeqendrën e veriut. Duket se mesazhi i tij shkon për strukturat e Shkodrës dhe ato të Tiranës.

“Duke dhënë dorëheqjen nga zëvendëskryetar i PD-së, jo për përgjegjësi personale pasi nuk jam pyetur e as dëgjuar, as për postin që e fitova me një garë të fortë, as për eksperiencën e fituar në fushatat e mëparshme, bëj aktin qytetar duke i dërguar mesazh përgjegjësve të vërtetë, të tregohen të ndershëm të paktën tani, duke u dorëhequr e tërhequr për të mos thelluar dëmin tek demokratët”, thotë ai.

Arben Lushaj thotë se strukturat as janë mbledhur për të shqyrtuar humbjen e saj kanë në plan të shohin për ringritje.

“Si gjithë vitin që lamë pas edhe sot, ata që kanë detyrën të kërkojnë të falur, minimalisht për strategjinë e gabuar, shtrijnë gishtin në drejtimin e atyre që zbatuan urdhërat e gabuar “të elitës”, vijon më tej Lushaj.

Reagimi i plotë i zv/kryetarit të PD-së së Berishës në Shkodër:

Të nderuar demokratë!

Me 14 maj zgjedhësit na mohuan vazhdimësinë e drejtimit të bashkisë tonë të dashur. Unë, personalisht, votën e tyre nuk e lexova si një dëshirë për ndryshim por si një dorëzim pa kushte ndaj makinerisë qeveritare.

Çdo arsye në vetvete do të përbënte kauzë për qëndresë, po të kishte patur nga ana jonë një model pa njollë, por modeli ynë dështoi sepse nuk i’u përgjigj lartësisë së këtij qyteti e kësaj bashkie.

Prita më kot se do mblidheshim si drejtues të lartë të Partisë Demokratike Shkodër për të shqyrtuar shkaqet e kësaj humbje dhe për të marrë masa urgjente për të ringritur strukturat moralisht, pasi humbja nuk duhet të na dërrmojë. Si gjithë vitin që lamë pas edhe sot, ata që kanë detyrën të kërkojnë të falur, minimalisht për strategjinë e gabuar, shtrijnë gishtin në drejtimin e atyre që zbatuan urdhërat e gabuar “të elitës”.

Duke dhënë dorëheqjen nga zëvendëskryetar i PD-së, jo për përgjegjësi personale pasi nuk jam pyetur e as dëgjuar, as për postin që e fitova me një garë të fortë, as për eksperiencën e fituar në fushatat e mëparshme, bëj aktin qytetar duke i dërguar mesazh përgjegjësve të vërtetë, të tregohen të ndershëm të paktën tani, duke u dorëhequr e tërhequr për të mos thelluar dëmin tek demokratët.

Dorëheqja ime vjen përmes Facebook-ut pasi as tentuam të hyjmë në shtëpinë tonë (selia) e as menduan seriozisht të kemi seli dinjitoze për mbledhje por kafene shokësh.

Me hidhërim, shoh sot të vetmen mundësi ringritjeje, hapjen e rrugës krejtësisht modeleve më të mira. Modeleve si në fillimet tona, atëherë kur e bënë Partinë Demokratike të Shqipërisë, dega Shkodër, një lokomotivë të pandalshme elektorale dhe drejtuese 30 vjeçare të bashkisë më të mirë të vendit.

Unë do të vazhdoj të jem anëtar i thjeshtë dhe i devotshëm i PD-së dhe në krah demokratëve të ndershëm deri në fitoren tonë.

Me respekt

Arben Lushaj

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Arben LushajPDShkodër
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Një sulm me dron dëmton ndërtesën e tubacionit rus të naftës
Next Article Disiplina me dorë të hekurt për bardheblutë, reagimi i klubit – Shuplakë e rëndë për futbollin

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

AktualitetShqipëria

Nis testimi për Akademinë e Sigurisë, Ministri Çuçi: Kemi ulur moshën mesatare të Policisë së Shtetit

Ka nisur sot testimi për aplikantët në Akademinë e Sigurisë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka publikuar pamjet nga salla…

1 Min Read
AktualitetShqipëria

Jo vetëm Dita e Verës! Rama firmos pushim dhe 15 marsin (Vendimi)

Dita e Verës në Shqipëri është ditë pushimi zyrtar. Por jo vetëm kaq. Kryeministri Edi Rama ka firmosur urdhrin që ditë…

1 Min Read
Aktualitet

Shpërthim tritoli në banesë, reagon shefi i Krimeve në Shkodër: Nuk kam asnjë konflikt, nuk e di kush e ka bërë

Ka reaguar shefi i Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati pas shpërthimit me tritol në banesën e tij. Në një komunikatë…

2 Min Read
AktualitetMjedisi

Ndodh dhe kjo! Një çakall kapet në qendër të Tiranës

Një çakall në qendër të Tiranës. Fotot që shihni vijnë nga një lokal te Teatri i Operas dhe Baletit. Kafsha…

0 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?