Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Task Forcë rikthehet për qeset plastike – Ibrahimaj dhe Kumbaro paralajmërojnë masat ndëshkuese
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Aktualitet

Task Forcë rikthehet për qeset plastike – Ibrahimaj dhe Kumbaro paralajmërojnë masat ndëshkuese

Tirana Press
Last updated: 23/05/2023 14:55
Tirana Press
Share
SHARE

Është zhvilluar sot një takim me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike. Takimi është drejtuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Ky takim zhvillohet bazuar në Urdhrin e Kryeministrit Nr. 190,  datë 15.11.2022 “Për përbërjen, mënyrën e organizimit dhe funksionimin të Task – Forcës për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse, si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme dhe oxo-biodegradueshme”, si dhe të Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 367, datë 30.5.2022 “Për Përcaktimin e Masave të hollësishme dhe Institucioneve Përgjegjëse për ndalimin e përdorimit, hedhjes në Treg, prodhimit, importimit apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të Qeseve Plastike Mbajtëse, si dhe Qeseve Plastike Mbajtëse të Oxo-Degradueshme apo Oxobiodegradueshme, ndryshuar.

Përgjatë takimit të sotëm, palët diskutuan mbi rikoordinimin e punës sensibilizuese dhe zbatimit të përgjegjësive të secilit institucion, për vijimin e kontrolleve në terren për ndalimin e përdorimit dhe tregtimit të qeseve plastike, si dhe të marrjes së masave të parashikuara ligjore në rastet kur konstatohet mos zbatimit i ligjit.

Nga ana e saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kërkoi që institucionet përgjegjëse të angazhohen seriozisht gjatë periudhës në vijim në përcaktimin e planeve të punës dhe kontrolleve në terren, në mënyrë që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore për ndalimin e përdorimit, tregtimit dhe hyrjes në vendin tonë të qeseve plastike.

Nga ana e saj, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaroi, pohoi faktin se fushata sensibilizuese e ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore që ndalonin përdorimin e qeseve plastike dha efekte pozitive në treg. Megjithatë, edhe znj. Kumbaroi theksoi rëndësinë e vijimit të punës dhe kontrolleve në terren, në mënyrë që të mos lejohen abuzimet dhe të zbatohen detyrimet ligjore sa i përket ndalimit të përdorimit të qeseve plastike.

Urdhri i Kryeministrit parashikon disa përgjegjësi dhe detyrime të një sërë institucioneve, si Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, apo edhe njësitë e vetëqeverisje vendore përmes policisë bashkiake, për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit apo futjes në vend të qeseve plastike mbajtëse si dhe të qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme dhe oxo-biodegradueshme.

Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit u angazhua në një fushatë të gjerë sensibilizuese lidhur me ndalimin e përdorimit dhe tregtimit të qeseve plastike.

Dy institucionet në varësi të MFE, ISHMT dhe DPD kanë ushtruar përgjegjësitë përkatëse, me synimin kryesor sensibilizimin e subjekteve tregtare për mos përdorimin e qeseve plastike. Më konkretisht, ISHMT ka zhvilluar një sërë inspektimesh në terren, ndërsa DPD ka krijuar profile risku në bazë të kodeve tarifore ku përfshihen qeset plastike dhe ka kryer një sërë kontrollesh të deklaratave doganore.

Gjatë periudhës në vijim, të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces do të koordinojnë punën mes tyre dhe do të fokusohen në ushtrimin e kontrolleve dhe inspektimeve, në mënyrë që të garantohet zbatimi i ligjit sa i përket qeseve plastike.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Delina IbrahimajMirela KumbaroQeset plastikeRiciklim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Greqia në udhëkryq – Mitsotakis dhe Tsipras refuzojnë mandatin për të formuar qeverinë
Next Article Spalleti i jep Divorcin Napolit-De Laurentiis, ja kush do ta drejtojë skuadrën

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Video dhe foto/ Rama nis turin me diasporën me mesazhin për Athinën: Shqiptarët, jo më…

Takimi i parë i turit ‘Krenar për Shqipërinë’ po mbahet në stadiumin 'Galatsi', në sallën “Christmas Theater”. Takimi ka nisur…

6 Min Read
Aktualitet

I besoi “Google Maps”-it, trajleri me targa turke ngec në bajpasin e Murrizit

Një trajler me targa turke ka bllokuar bajpasin e Murrizit në fshatin Bastar të Tiranës. Trajleri ka ngecur pikërisht në…

1 Min Read
Aktualitet

Megaoperacion anti-drogë, kapen 43 persona në Itali-Shqipëri, sekuestrohen 4 mln euro

Bashkëpunimi policisë shqiptare, italiane dhe vende të europës, është goditur banda anti-drogë, që kanë çuar në 43 numrin e personave…

1 Min Read
Aktualitet

Konfirmohet në detyrë nga KPK gjyqtarja e Tiranës, Nafije Hasko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar sot se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?