Shefi i industrisë së BE-së Thierry Breton tha se ai kishte folur së fundi me shefin ekzekutiv të TikTok, Shou Zi Chew të cilit i kishte thënë se kishte ende shumë për të bërë për rrjetin social në pronësi kineze në mënyrë që të pajtohet me rregullat e BE-së..
“Unë i thashë që tani ka ende shumë hapësirë për përmirësim, për sa i përket të pasurit më shumë moderim të përmbajtjes, shmangien e teprimeve, garantimin e përdorimit të sigurt të të dhënave, në veçanti të të dhënave të fëmijëve tanë”, tha Breton.
Vende të ndryshme perëndimore, duke përfshirë Britaninë, Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kanë kufizuar tashmë përdorimin e TikTok për shqetësimet e sigurisë.
BE-ja muajin e kaluar veçoi 19 platforma të mëdha në internet, duke përfshirë TikTok, të cilat do t’i nënshtrohen nga muaji gusht, Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), një grup rregullash të reja të përmbajtjes në internet.
Rregullat kërkojnë që kompanitë të bëjnë menaxhimin e rrezikut, të kryejnë auditim të jashtëm dhe të pavarur, të ndajnë të dhënat me autoritetet dhe studiuesit dhe të miratojnë një kod sjelljeje.
Disa muaj më parë, Breton i kishte kërkuar tashmë TikTok që të sillte biznesin e tij në përputhje me Aktin e Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA).