Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e “Lapidarit”.
Bëhet fjalë për një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Në automjet kanë qenë tre persona. I plagosur rëndë ka mbetur shtetasi me iniciale A. L., i cili për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
Në vazhdim pritet edhe një njoftim nga ana e policisë, për të mësuar më shumë detaje.