Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Kush janë kandidatët që uruan kundërshtarin për fitoren
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Shqipëria

Kush janë kandidatët që uruan kundërshtarin për fitoren

Tirana Press
Last updated: 16/05/2023 11:28
Tirana Press
Share
SHARE

Zgjedhjet në Shqipëri për Kryetarë Bashkie dhe Këshillat Bashkiakë nuk kaluan pa tensione.

Shpesh herë u raportua për dhunë ndaj kandidatëve, tensione mes anëtarëve të komisioneve dhe qytetarëve etj.

Por si rrallë herë në këto zgjedhje ka patur një frymë positive mes rivalëve.

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës Redjan Krali e ka pranuar humbjen duke i shtrënguar dorën kundërshtarit të tij Ervin Salianji.

Po ashtu dhe kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’’, Zef Hila në Vaun e Dejës uroi personalisht kundërshtarin e tij socialist që mori drejtimin e bashkisë. Ai i dha dorën Kristjan Shkrelit dhe i uroi që t’i shkojë mbarë në detyrën si kryebashkiak.

“Këtu është një garë e normalisht që dikush do të fitojë. Unë e uroj me gjithë shpirt. Fushata e numërimit shkoi shumë normal dhe normal që njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë!”, i tha Zef Hila, Shkrelit.

Gjithashtu ky pozitivitet ka ndodhur dhe me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Gjirokastër, Dorjan Lani e ka pranuar rezultatin e 14 Majit. Lani i ka uruar suksese Flamur Golemit të PS-së.

“Në mesazhin tim, i kam uruar të gjitha të mirat dhe suksese në udhëheqjen e qytetit tonë të bukur, rivalit tim. Ne jemi një parti demokratike dhe vlerat tona janë të ndërtuara në bazë të respektimit të vullnetit të sovranit. Në fund të fundit, ndryshe nga garat sportive, në garën politike ka vetëm një fitues. Megjithatë, unë nuk do të ndaloj përpjekjet e mia për të ndihmuar Gjirokastrën dhe qytetarët e saj nëpërmjet punës time dhe angazhimit në shoqërinë civile”, tha Lani.

Edhe në Mirditë kandidati i Partisë Socialiste, Ndrec Dedaj, kandidonte për një tjetër mandat në krye të bashkisë por më 14 Maj, qytetarët zgjodhën Albert Mëlyshin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në përfundim të procesit të numërimit, Dedaj i uroi suksese kundërshtarit, përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Garova dhe për një rrugëtim tjetër 4 vjeçar pasi kisha projekte e punë të tjera për të kryer, por ju e besuat votën tuaj për kundërshtarin tim në këto zgjedhje Albert Mëlyshin.

I uroj Albertit suksese në detyrën e lartë të Kryetarit Bashkisë dhe bëftë më të mirën për Mirditën dhe ju të dashur qytetarët e mijë. Sovrani nuk gjykohet. Mirdita mbi të gjitha”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Albert MëlyshiDorjan LaniErvin SalianjiFlamur GolemiNdrec DedajRedjan KraliZef HilaZgjedhje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Beteja për finalistin e parë të Champions League, Zikaltrit përballë Milanit në San Siro
Next Article Për darkë me dashurinë, Luizi kalon momente romantike me Kiarën (Foto)

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Gruaja 50-vjeçare hidhet nga ura në Fushë-Krujë

Një grua 50-vjeçare, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është hedhur nga ura me lartësi 12…

1 Min Read
Politikë

“Ligji i investimeve strategjike, abuziv dhe korruptiv”, Jorida Tabaku: Ofrimi i favoreve fiskale ka shkatërruar tregun

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se ligji i investimeve strategjike është një ligj abuziv dhe i padrejtë.…

1 Min Read
Kronikë

Historia/ Si 22- vjeçarja Joyce Abongo, la Kenian për punësim në Shqipëri ku iu dha fund jetës së saj

Joyce Abongo 22- vjeçarja keniane pas një oferte punësimi është larguar nga vendi origjinës, Kenia, në shkurt të vitit 2022…

3 Min Read
Aktualitet

Enigmë fati i të riut që dyshohet se ka rënë në lumin Seman, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Vijon të mbetet enigmë fati i të riut Mateo Lika, i cili ditën e djeshme ka humbur për herë të…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?