Shqipëria ka rënë në heshtje elektorale përgjatë ditës së sotme. Por përveç terrenit fushata politike ka edhe një tjetër betejë atë të rrjeteve sociale.
Për të arritur audiencat e reja, kandidatët sponsorizojnë postimet e tyre elektorale për të fituar avantazh ndaj kundërshtarëve.
Që nga 2021 kur Facebook ka filluar monitorimin janë gati 562 mijë dollarë të harxhuara.
Sipas përllogaritjes, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” ka harxhuar më shumë para se Partia Socialiste, edhe pse diferenca është e ngushtë.
Në total të gjitha partitë bashkë edhe me KQZ-në, kanë harxhuar rreth 103 mijë dollarë në financime për fushatat e tyre në 90 ditë në 12 qarqet e vendit. Në krye të renditjes së qarqeve qëndron Tirana me 56 mijë dollarë të harxhuara, ndjekur nga Durrësi, Elbasani, Shkodra, Korça dhe Fieri.
E ndërsa për kandidatët specifikë shumat më të mëdha janë harxhuar nga Erion Veliaj me 18 079 dollarë, por postimet e tij janë sponsorizuar nga Partia Socialiste e Tiranës. Pas Veliaj, vjen kundërshtari në garë Belind Këllici që ka harxhuar rreth 13 821 dollarë te cilat i ka paguar vetë. Edhe bashkëpunëtori i Këlliçit, Grigels Muçollari rezulton se ka harxhuar rreth 3 mijë dollarë për fushatën e kandidatit të Bashkë Fitojmë.
Nga socialistët kandidatja e Durrësit, Emiriana Sako vjen e dyta në radhë për shpenzimet me 5 125 dollarë paguar nga Partia Socialiste, ndërsa pas saj vjen Benet Beci i cili paguan privatisht.
Një strategji e ndjekur nga socialistët është dhe financimi i kandidatëve nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, PS Shqipëri me 204 mijë ndjekës ku ka harxhuar në 3 muaj rreth 7381 dollarë.
E për sa i përket bashkë fitojmë, Ilir Meta është politikani me aktiv me 8840 dollarë të harxhuara, i cili ka sponsorizuar takimet e tij por edhe ato të kandidatëve të ndryshëm.
Në renditje pas tij vjen kandidati i Shkodrës Bardh Spahia me 4226 dollarë të harxhuara. Ndërkohë pas tij vjen Luciano Boci me 1220 dollarë dhe 11 kandidatë të tjerë të koalicionit opozitar që kanë investuar më pak se 1 mijë dollarë për fushatat e tyre.
Ndonëse partitë që garojnë të pavarura kanë shpenzuar në Faccebook për Reklama politike. Më aktivi është Endri Shabani nga Nisma Thurje me 2402 dollarë, ndjekur nga Lëvizja Bashkë dhe PDIU. Pas tyre vjen Dashamir Shehi dhe Agron Duka.