I ftuar në një studio televizive, kryeministri i vendit Edi Rama ka folur rreth deklaratës skandaloze të deputetit në fjalë.
I pyetur se çfarë mendimi kishte për këtë deklaratë, Rama ka thënë se:
Garon me faqen e zezë për të helenizuar Himarën. Ka kohë që flet për këto maskarallëqe që i shkojnë në mënd dhe për këto poshtërsi të mëdha që janë të pa gëlltitshme në kohën që jetojmë, që nuk kanë asnjë lidhje me marëdhëniet shqiptaro-greke.
“Prandaj, zgjedhja ime do të lehtësojë rrjedhën e helenizmit dhe gjithashtu me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë, të cilave i falënderoj me gjithë zemër, do të ndihmojë bashkëpunimin dhe miqësinë e mirë të dy vendeve, kusht i domosdoshëm për avancimin tone.” Ishte deklarata shokuese e deputetit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Bejlerit për gazetën greke Protothema.
S’kanë asnjë lidhje me etikën e këtyre marëdhënieve, me rëndësinë e këtyre marëdhënieve dhe që sjellin në skenë përmes mbështetjes që jep faqja e zezë e atyre që skanë vulë, dhe guxon ai në republikën e Shqipërisë të flasë për helenizim të Bashkisë së Himarës.
Një person i pa udhë që ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme të ndezë në Himarë atë zjarr që tani ja dhanë pishtarin në dorë këta të dy ( Berisha – Meta ), dhe ai do që me mbështetjen e partive politike në Greqi do të helenizojë himarën.
Ndërkohë që ai është kandidat me mbështetjen e dy forcave politike në Shqipëri të cilat janë nën siglën “Bashkë Fitojmë”. Domethënë kjo është një gjë e pa imagjinueshme, dhe prandaj them që këta janë faqja e zezë e Shqipërisë, ka thënë Rama.”