Ndodhemi në prag të zgjedhjeve të 14-majit,saktëisht vetëm 5 ditë larg, dhe KQZ ka publikuar emrat e kandidatëve për kryetar bashkie, por edhe për anëtarë të këshillit bashkiak, të cilët janë dërguar në prokurori për verifikim të thelluar.
Sipas listës së publikuar nga KQZ, 5 i përkasin kandidatëve socialistë, 3 të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, 1 i PD dhe 1 i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin.
1-Kreshnik Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, Partia Socialiste e Shqipërisë, për bashkinë Kuçovë
2-Artur Bushi, kandidat për Kryetar Bashkie, Partia Socialiste Krujë
3-Kristian Shkreli, kandidat për Kryetar Bashkie, Partia Socialiste Vau i Dejës
4-Beqir Mulaj, Kandidat për kryetar bashkie Partia Socialiste, Has
5-Rezart Tusha, kandidat për kryetar bashkie Koalicioni Bashkë Fitojmë, Shijak
6-Elvis Hajdërlli, kandidat për Kryetar bashkie, koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Devoll
7-Alfred Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie, Koalicioni “Bashke Fitojmë”, Himarë
8-Agron Kapllanaj, kandidat për kryetar bashkie Partia Demokratike, Mallakastër
9-Abedin Oruçi, kandidat për kryetar Bashkie, Partia për Europianizimin dhe Integrimin, Kukës
10- Qerim Ismaili, kandidat për kryetar bashkie, PS, Mallakastër