fbpx
E premte, 9 Maj, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Masakra në Serbi, 14-vjeçari kishte hartuar një listë me viktimat prej 1 muaji

Tirana Press by Tirana Press
04/05/23 - 10:29
in Rajoni
A A
Masakra në Serbi, 14-vjeçari kishte hartuar një listë me viktimat prej 1 muaji
2
VIEWS

Detaje të reja janë zbardhur rreth masakrës së ndodhur ditën e djeshme në Serbi, ku një adoleshent, i cili ekzekutoi tetë nxënës dhe një roje sigurie në një shkollë fillore e planifikoi sulmin për javë të tëra dhe kishte një “listë vrasjesh”.

I mituri që kreu masakrën në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar kaloi një muaj duke detajuar planin dhe ishte i vendosur që askush nuk do ta pengonte për të realizuar qëllimin e tij.

14 vjeçari ishte aq i vendosur për të ekzekutuar nxënësit, saqë në fillim vrau me 15 plumba rojen Dragan Vlahoviq, edhe pse ishin miq të mirë, mëson Kurir.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Gjithashtu mësohet se adoleshenti dhe roja kishin një marrëdhënie shumë të mirë dhe shkëmbenin mesazhe edhe jashtë orarit të shkollës. Por as kjo nuk e ndaloi 14-vjeçarin të kryente masakrën e përgjakshme,

Roja nuk ishte në listën e adoleshentit, por ishte pengesë në rrugën e tij për të shkuar drejt nxënësve ndaj e ekzekutoi. Më pas, ai qëlloi me armë drejt shokëve të tij duke u marrë jetën.

“Nuk ka zgjedhur se kë ka qëlluar, disa nga të vrarët kanë qenë shokë të tij, kam qenë në një klasë tjetër kur kemi dëgjuar të shtënat, pastaj kanë ardhur të na marrin kur mbërriti policia, na kanë shoqëruar në anën tjetër, por pashë dy shokë në tokë që nuk lëviznin”, tha mes lotësh një nga nxënësit e shkollës.

“Nuk e dija që i kishte vrarë, shokët e mi u fshehën poshtë tavolinave dhe vrapuan nëpër klasa, por nuk arritën të shpëtonin, ai vrau miqtë e tij, nuk e di çdo ndodhë tani”, shtoi nxënësi, duke theksuar se vrasësi nuk ishte problematik por thjesht “i çuditshëm dhe pak njerëz shoqëroheshin me të”.

I mituri u arrestua në oborrin e shkollës nga policia pasi kreu vrasjet. Gjithashtu janë arrestuar nëna dhe babi i tij. Nga 8 nxënësit e vrarë, 7 prej tyre ishin vajza në shkollë.

Tags: Dragan VlahoviqSerbi

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
Vidhet në mënyrë spektakolare makina në kryeqytet, arrestohet një 38 – vjeçar

Vidhet në mënyrë spektakolare makina në kryeqytet, arrestohet një 38 - vjeçar

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.