fbpx
E premte, 9 Maj, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Shkëlqimi dhe Rënia e aktorit Met Bega”

Tirana Press by Tirana Press
03/05/23 - 12:12
in Kulturë
A A
“Shkëlqimi dhe Rënia e aktorit Met Bega”
37
VIEWS

“Tirana Press i dedikon një dritare figurave që dhanë kontribut për qytetin e Tiranës. Ata që jetuan në periudha ku nuk ekzistonin rrjetet sociale por që lanë emër e gjurmë më shumë se kushdo tjetër që jeton në epokën e teknologjisë. Histori të pa rrëfyera më parë, intervista me pas ardhësit e tyre, gjithçka e trajtuar në mirënjohje për artistët, sportistët, muzikantët, artizanët që iu përkushtuan me mish e me shpirt këtij qyteti dikur të vogël por me një zemër të madhe”.

Met Bega është një nga ikonat e humorit të estradës së qytetit të Tiranës. Lindi më 7 Gusht të vitit 1946 në Tiranë. Arti i tij ishte befasues nga shfaqja në shfaqe. Veprimtaria e tij artistike ishte e çmuar me personazhe,tematika,e batuta që vetëm Meti dinte ti përcillte aq bukur për publikun.

Rolet e tij ishin të shumtë në filma të tillë si: Dy herë mat në vitin  1986,Tela për violinë në vitin 1987,Stolat në park në vitin 1988,Edhe ashtu edhe kështu në vitin 1989 etj. Batutat e thëna nga ai ende sot e kësaj dite i përdorim të gjithë ku më e famshmja ishte “Goca xhaxhit” apo “Kërkoj nuse nga gazeta”(skeçi me Mariana Kondin e Rita Latin) tek programet e humorit që organizoheshin për natën e ndërrimit të viteve.

Lexo mëShumë

Me lule dhe duartrokitje përcillet për në banesën e fundit artisti i letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Humbja e Ismail Kadare, reagon Presidenca Franceze: Jetoi si i lirë në një vend që nuk ishte

Ai u bë pjesë e disa telekomedive ku së bashku me Marjana Kondin përcillnin humor të pastër e pa banalitete me origjinalitetin që i karakterizonte ato.

Por më 21 Prill të vitit 2015 ai u nda nga jeta për shkak të sëmundjes së Parkinsonit. Të gjithë e donin figurën e Met Begës në televizion,pasi ishte i veçantë,por ky xhevahir i artit që tashmë fatkeqësisht nuk është më në jetë,nuk u vlerësua ashtu siç i kishte hije.

Shkëlqimi i dhjetra roleve të tij,i emocioneve,i një jete të gjatë e impenjative artistike ra menjëherë pas vdekjes së tij.Pas fjalëve “ngushëlluese e lotëve të krokodilit” në ditën e varrimit të tij,askush nuk u kujtua më për Met Begën.

Asnjë çmim nuk u dha pas vdekjes së tij,madje e lan në harresë totale,në errësirën e varrit ku prehet trupi i tij i pa jetë prej 5 vitesh.

Të gjithë artistët u vlerësuan me çmime e dekorata si gjatë jetës ashtu dhe pas vdekjes, por këtë artist të madh e lanë në harresë.

Tags: Met Bega

Artikuj të Ndërlidhur

Me lule dhe duartrokitje përcillet për në banesën e fundit artisti i letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Kulturë

Me lule dhe duartrokitje përcillet për në banesën e fundit artisti i letërsisë shqipe, Ismail Kadare

03/07/24 - 01:21
8
Humbja e Ismail Kadare, reagon Presidenca Franceze: Jetoi si i lirë në një vend që nuk ishte
Kulturë

Humbja e Ismail Kadare, reagon Presidenca Franceze: Jetoi si i lirë në një vend që nuk ishte

02/07/24 - 12:14
9
Kush ishte gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, rrëmbyesi i çmimeve të shumta dhe nderimeve ndërkombëtare
Kulturë

Kush ishte gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, rrëmbyesi i çmimeve të shumta dhe nderimeve ndërkombëtare

01/07/24 - 08:25
7
Ndahet nga jeta Ismail Kadare
Aktualitet

Ndahet nga jeta Ismail Kadare

01/07/24 - 08:12
5
Next Post
“Më duket antipatike”, Luizi tregon për ish-banoren që nuk i pëlqen

“Më duket antipatike”, Luizi tregon për ish-banoren që nuk i pëlqen

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.