Porti i ri tregtar në Durrës nuk ka akoma një projekt të detajuar teknik që pritet të ndërtohet në Porto Romano.
Kishte një shtyrje të afatit të përfundimit nga koha e parashikuar për hartimin e projektit nga 8 muaj deri në 15 muaj dhe momentalisht nuk është dorëzuar.
Sipas raportimit nga Autoriteti i Prokurimeve Publike (APP) një nga arsyet e mospërfundimit të hartimit të projektit flitet se ka qenë kundërshtimi i masterplanit nga NATO për portin e ri në Porto Romano sepse ky projekt nuk i përmbush kriteret e NATO-s për akostimin e mjeteve dhe hapësira për forcat e aramtosura ushtarake.
Nga ana tjetër hartohet masterplani për projektin e ri tregtar nga kompania holandeze “Royal Haskoning” që u rezantua nga Autoritetet Shqiptare në dhjetor të vitit të kaluar. Përsëri do jetë kompania holandeze që do të merret me projektin por sipas raportimeve nga tregu i industrisë detare do ketë përsëri shtyrje të projektit pasi kërkojnë sërisht fonde shtesë.
Pas shtyrjes së afatit të përfundimit të hartimit të projektit teknik të portit në tender i’u shtua fondi me vlerë 223,2 mln lekë, ndërkohë fondi i prokurimit ishte me 1,145,354,372 lekë.
Autoriteti Portual Durrës në shtator të 2022-it i duhej të ndryshonte afatet e përfundimit të projektit ku duhet ta dorëzonin në mars të 2023-it si dhe duhet të shtonte fondin me 19.5 % për realizimin e shërbimit i cili ishte
Autoriteti Portual Durrës në shtator të 2022-it i duhej të ndryshonte afatet e përfundimit të projektit ku duhet ta dorëzonin në mars të 2023-it si dhe duhet të shtonte fondin me 19.5 % për realizimin e shërbimit i cili ishte në vlerën e 1,365,777,813 lekëve.
Autoritetit Portual Durrës raporton se: “Një aspekt thelbësor i këtij projekti është ndërtimi i një baze autonome detare për Forcën Detare të R.SH., të ndërlidhur me rrjetin rrugor dhe hekurudhor. Komanda e Forcës Detare, duke u koordinuar me përfaqësuesit Amerikanë, të cilët nëpërmjet Shtabit të Përgjithshëm kanë dërguar kërkesat specifike”.
Nga ana tjetër duhet të plotësojnë kapacitetet që nevojiten duke u bazuar në inventarin aktual të anijeve të Forcës Detare, anijet që vizitojnë vendin tonë dhe mundësia e akomodimit të të gjitha anijeve të tipit “destroyer”.
Gjatë Ministerialit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, ideja e artikuluar në nivelin politik, sipas raportimit në datat 15-16 qershor parimisht ka gjetur mbështetjen e SACEUR duke i bërë me dije autoriteteve shqiptare të zhvillojnë më tej projektin e tyre duke e lidhur me kapacitet e NATO-S.
Nga raportimi i bërë nuk e tejkalon masën prej 20% të vlerës së kontratës fillestare”, shkruhet nga dokumentet e prokurimit të tenderit. Porti i Durrësit duke u zhvendosur në Porto Romane që të hapë rrugë zhvillimit projektit duke e shndërruar atë në portin turistik.