Është lancuar nga Kompania Quantix Shqip.ai e ngjashme me aplikacionin ChatGPT. Ajo ka një përbërje transkriptimi të përmbajtjes audio-vizuale në gjuhën shqipe me anë të Inteligjencës Artificiale.
CEO i kompanisë është një shqiptar i Kosovës, ai quhet Betim Drenica. Pas një pune të gjatë me shumë se 3 vjeçare në kuadër te projektit “Albanian Speech to Text”, për të cilën kompania ka investuar në shumë sfera të teknologjisë, sikurse njohuri, serverë të avancuar dhe përmbajtje.
Drenica tha se gjuha shqipe është aset me i madh kombëtar për të cilin në si komb nuk kemi investuar edhe sa duhet.
“Kthimi i gjuhës se folur ne gjuhë të shkruar me anë të teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificale, është nje domosdoshmëri e kohës, e cila përpos se një arritje e madhe teknologjike për një kompani kosovare, është edhe një kontribut modest për këtë thesar kombëtar.