Presidenti i vendit Bajram Begaj dhe homologu i tij kroat Zoran Milanoviç përmes një konference për shtyp të përbashkët kanë diskutuar për shkaqet e mosantarësimit të Shqipërisë në BE.
Kreu i shtetit kroat tha se Shqipëria e meriton të anëtarësohet në BE dhe se procesi duhet të ishte mbyllur më herët.
Milanoviç theksoi se Kroacia do e ndihmojë vendin për t’u bërë pjesë e BE dhe do të shihet mundësia për të lidhur Shqipërinë me Evropën përmes linjave direkt ajrore e detare.
“Duam të ndihmojmë Shqipërinë jo vetëm për BE, por kemi synim konkret duhet që të ishte në një fazë më të avancuar të integrimit, duhet të ishte në fund të negociatave. Lidhet me paragjykime, pasi të gjithë argumentet flasin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ishte në BE.
Kemi biseduar për zhvillimin ekonomik, krijimin e linjave direkt ajrore dhe direkte, kam tentuar të afirmoj idenë që dhe pala kroate të bëjë shumë.
Duam të lidhim Shqipërinë me Evropën, porti i Plloçës me të Durrësit dhe pjesa më e madhe e mallrave që hyjnë dhe dalin, kalojnë përmes Barit. Të tentojmë që të vijnë dhe në Kroaci, nuk do jetë e lehtë por nëse shohim nga Lindja e mesme.
Nuk do humb asnjë rast se sa e rëndësishme është Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE, thjesht janë paragjykimet ndaj Ballkanit dhe myslimanëve. Siç duket kjo në Evropën Perëndimore është bërë problem”, tha Milanoviç.