Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Çelsit, Armando Broja, gjatë një interviste për revistën prestigjioze “World Soccer”, ku ka folur për eksperiencat në karrierën e tij, vizionin e tij, por edhe për marrëdhëniet me trajnerin e ri të Shqipërisë, Sylvio Mendes Campos Junior.
Gjatë intervistës Armando Broja është i sigurt se me kapacitetin që ka Shqipëria dhe talentin e lojtarëve mund të arrijë shumë madje të luajë në finalet e turneve madhështore në planet siç janë Europiani dhe Botërori, për sa i përket vetes do bëj të pamundurën dhe nuk do limitoj veten pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore që pati një vit më parë siç ishte dëmtimi i gjurit. Po përpiqet në maksimum me stërvitje nga më të ndryshmet që së shpejti të jetë duke luajtur dhe duke arrit majat e suksesit.
– Ju firmosët një kontratë 6-vjeçare me klubin në fillim të këtij sezoni. A mendoni se jeni projektuar si një element kyç në të ardhmen e Çelsit?
– Patjetër. Kjo duket se është filozofia e pronarëve të rinj, planifikimi i të ardhmes dhe është një nder shumë i madh që më kanë besuar si një pjesë e rëndësishme e klubit. Çelsi më ka mbështetur shumë në karrierë dhe tani më takon mua t’ia shpërblej këtë besim. Sapo të kthehem nga dëmtimi, ky është qëllimi im më i madh afatshkurtër, për ta provuar këtë dhe do të më duhet të shfrytëzoj çdo mundësi që më del përpara.
– Ka disa talente interesante që janë bërë pjesë e Kombëtares shqiptare, njerëz si ju, Kristjan Asllani, Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami. Si është të jesh një pjesë kyçe e këtij projekti?
– Është shumë emocionuese të jesh pjesë e një skuadre me disa lojtarë të rinj shumë të veçantë. Por ajo që është gjithashtu e rëndësishme është përvoja që kemi grup, që vepron si një përzierje e mirë. Ka të bëjë me vendosjen e të gjithëve në të njëjtën situatë dhe Silvinjo – së bashku me ndihmësin e tij Pablo Zabaleta – e kuptojnë këtë. Nuk kam asnjë dyshim që kemi plot talent aty dhe është një nder i vërtetë për mua të jem pjesë e këtij projekti. E pamë atë që bëri Maroku në Kupën e Botës dhe besojmë se nuk ka asnjë arsye pse ne si grup të mos e përsëritim diçka të ngjashme në të ardhmen. Ne kemi talentin për ta çuar Shqipërinë në Kupën e Botës për herë të parë në historinë e saj.
– Cilat janë disa nga synimet më të mëdha që doni të arrini në karrierën tuaj si futbollist?
– Kam pasur gjithmonë besim për të synuar sa më lart dhe të kem objektivat më të mëdhenj të mundshëm për të arritur. Nuk ka kuptim t’i vendosësh vetes objektiva të ulët që mund të arrihen lehtësisht.
Në aspektin ekipor, objektivi im kryesor është të ndihmoj Shqipërinë të arrijë në finalet e një Botërori dhe të ndihmoj klubin të fitojë trofeun e Champions League. Në nivel personal, gjithmonë kam ëndërruar të fitoj “Topin e Artë”. Të gjithë mendojnë se kjo do të ishte një arritje e çmendur, por nuk do ta përjashtoja kurrë si opsion nëse vazhdoj të qëndroj në nivele të larta dhe të punoj shumë. Sigurisht, duhet të zhvillohem dhe të përmirësohem edhe më shumë, por nuk kam dyshim se është në dorën time të arrij një objektiv të tillë.
Ndër të tjerash shtoi se: eksperiencat e tij si te Viteshe dhe Sauthempton ishin dy nga eksperiencat që ka mësuar pafund dhe kanë ndryshuar komplet mentalitetin, dhe loja e vërtetë nis aty pasi kishte një hendek midis dy realiteteve pasi të gjithë ishin profesionistë dhe më mësuan shumë dhe prisnin shumë më tepër seç kisha luajtur deri më tani. Përveç kësaj kishte një motivim dhe një përkrahje të lartë ndaj njëri-tjetrit si lojtarë.
Broja thekson se Ish-mbrojtësi i Brazilit, Arsenalit dhe Manchester City-t, Silvinjo ndante ambicien e tij për të shkuar në finalet e një Botërori dhe Europiani me Shqipërinë, por ne nuk kemi asnjë iluzion për faktin se ky objektiv do kohën e vet dhe jam i lumtur që është pjesë e Shqipërisë.
Armando shprehet se gjithmonë e ka synuar Çelsin dhe do kthej një lojtar i tij një ditë, gjithmonë ka qenë suportues i Çelsit që i vogël dhe dëshironte të arrinte suksesin me të. Gëzimi më i madh për mua ishte të fitoja në Kombëtaren shqiptare, gjithashtu privilegj pjesëmarrja ime. Të bënte krenar familjen e tij dhe të shpërblente mundin e sakrificat e tyre. Prindërit e tij ishin të mahnitur në pjesëmarrjen me Kombëtaren dhe në tribunë ata ishin të lumtur.