Përdorimi i shpeshtë i ChatGPT shihet pjesërisht me sy kritik në BE. Autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave, që mban emrin “Garante”, bëri një hap të nxituar në fund të muajit mars kur ndaloi paraprakisht përdorimin e “ChatGPT”.
Ky softëare me të cilin me anë të inteligjencës artificiale mund të krijohen tekste dhe programe kompjuterike të ngjashme me ato që prodhon njeriu, ishte i dyshimtë për autoritetet italiane. Problemi që ka autoriteti italian “Garante” nuk ka të bëjë me përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA), pra përpjekjet për të transmetuar në kompjuter dijen dhe mendimet e njeriut në mënyrë që t’i jepet atij inteligjencë, por ka të bëjë kryesisht me mbrojtjen e të dhënave. “Garante” kërkon nga prodhuesit e këtij softëare, që është firma “OpenAI”, mbas të cilës ndodhet koncerni amerikan i internetit Microsoft, që të informojë klientët e saj, se çfarë ndodh me të dhënat e tyre kur përdorin ChatGPT.
Përveç kësaj, duhet marrë leja e klientëve, nëse të dhënat përdoren për të zhvilluar më tej këtë softëare, pra u duhet bërë atyre me dije. Po ashtu, duhet penguar aksesi për fëmijët nën moshën 13 vjeçare. Nëse këto kushte përmbushen deri në fund të muajit prill, thotë “Garante” në një deklaratë shtypi, atëherë “OpenAI” lejohet që të hapë sërish për Italinë softëaren ChatGPT. Një zëdhënës i “OpenAI” në San Francisco shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë. Ai tha po ashtu se shpreh kënaqësinë që autoritetet italiane e rishqyrtojnë edhe një herë vendimin e tyre.
Ndërkohë edhe Spanja dhe Franca kanë shprehur pasiguritë e tyre në lidhje me ChatGPT.
Ligji për IA do të nxirret mbase në vitin 2025
Një ligj që të rregullojë në BE trajtimin e Inteligjencës Artificiale dhe përdorimin e saj në softëare dhe produkte si për shembull makina që ecin vetë, teknikë mjekësore ose teknikë vëzhgimi, nuk ekziston ende. Komisioni i BE-së pati shpërndarë dy vjet më parë një projektligj, por për të janë duke u zhvilluar ende konsultime në Parlamentin Europian. Pastaj do të duhet që të merret edhe aprovimi i vendeve anëtare të BE-së.
Deri sa të hyjë në fuqi ligji për IA, do të ketë filluar viti 2025. Zhvillimet në inteligjencën artificiale si puna e ChatGPT nuk ishin ende prezente në treg dy vjet më parë dhe kur të hyjë ligji i ri në BE, do jenë zhvilluar edhe më shumë, thotë deputeti evropian, Axel Voss (kristiandemokrat). “Por zhvillimet janë prezente, dhe në fakt ecin aq shpejt sa që shumë tyre nuk do të jenë më të përshtatshme me kohën kur të hyjë ligji në fuqi,” thotë Axel Voss për Deutsche Ëellen. Ai merret prej vitesh me Inteligjencën Artificiale për fraksionin kristiandemokrat të Parlamentit Evropian dhe ka luajtur rol kryesor në përpilimin e “Ligjit për Inteligjencën Artificiale” të BE.
Klasat e rrezikut për IA
Nuk është e sigurt nëse përdorimi i gjeneratorit të tekstit CHATGPT do të përfshihet në ligjin e BE-së. Projektligji i ndan programet e IA në disa kategori duke filluar që nga “të papranueshme” deri tek “të padëmshme”. Vetëm kur rreziqet janë të nivelit të mesëm dhe të lartë, duhen bërë rregullime të caktuara për dokumentimin e algoritmeve, për transparencën dhe zbulimin e përdorimit të të dhënave. Aplikacione të caktuara që merren me sjelljen sociale të njerëzve, për të parashikuar dhe vlerësuar aktivitetet e tyre, ndarja dhe selektimi i njerëzve në klasa të caktuara (social scoring) dhe fusha të caktuara të njohjes së fytyrës duhen ndaluar. E diskutueshme është ende se deri ku duhet lejuar IA të mbledhë të dhëna për ndjenjat e njerëzve ose për simulimin e tyre. Se si do jenë tamam këto klasa rreziku, është duke u diskutuar ende në Parlamentin e BE-së.
“Për arsye konkurence dhe meqenëse jemi ende duke çaluar, BE-së i duhet një hov për tu marrë më intensivisht me IA. Por ajo që bën shumica në Parlamentin vuropian është bllokimi për shkak të frikërave dhe shqetësimeve,” thotë Axel Voss, ekspert për IA i kristiandemokratëve. Të ngarkuarit me mbrojtjen e të dhënave në vendet anëtare të BE-së, kërkojnë një autoritet të pavarur vëzhgimi për të bërë përshtatjet e duhura për mbrojtjen e të dhënave gjatë përdorimit të IA.
A është përdorimi i ChatGPT i mirë apo i keq?
Drejtorja e përgjithshme për AI e koncernit mëmë të ChatGPT, Microsoftit, Natasha Crampton, ka kërkuar në një intervistë që rregullimet “të përqendrohen tek përdorimet me rrezik të lartë”. Këtu bëjnë pjesë algoritmet në përgjithësi, por jo tekstet komplekse dhe softëaret e reja që janë në gjendje që të shkruajnë. Instituti “Future of Life Institute”, që merret me IA e hedh poshtë këtë gjë. Drejtori i saj politik, Mark Brakel, tha për Deutsche Ëellen se pikërisht përdorimet e përgjithshme të IA, që marrin si bazë GPT duhen rregulluar me ligj. Ato mund të hyjnë në punë në qindra mijëra përdorime.