fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“ Rivalë në punë, miq për kokë jashtë garave “, 10-vitet e arta në Mercedes për Hamilton, Bottas dhe inxhinierin Bonnigton

Tirana Press by Tirana Press
21/04/23 - 01:36
in Sport
A A
“ Rivalë në punë, miq për kokë jashtë garave “, 10-vitet e arta në Mercedes për Hamilton, Bottas dhe inxhinierin Bonnigton
3
VIEWS

Lewis Hamilton po feston 10 vjet me ekipin e Mercedes këtë sezon dhe po shikon pas në disa nga momentet e tij të preferuara nga koha e tij si bashkëpunimi me Valtteri Bottas dhe inxhinierin e garave për një kohë të gjatë Peter Bonnington.

Hamilton dhe Bottas ishin shokë një skuadre te Mercedes për pesë sezone – nga 2017 deri në 2021 – duke fituar pesë tituj gjatë asaj kohe, pasi finlandezi iu bashkua ekipit nga Williams, pasdaljes në pension të pilotit Nico Rosberg.

Teksa ka reflektuar për momentet e veçanta që ka kaluar me ekipin, Hamilton tregoi pikërisht atë që e bëri Bottas një shok kaq të mirë ekipi, pavarësisht “rivalitetit të tyre të brendshëm”.

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

“Valtteri është një shok dhe koleg i mrekullueshëm i skuadrës, dhe kur flas për shokun e skuadrës, mendoj se ka një konflikt interesi këtu në sportin tonë,” tha shtatë herë kampion bote, Hamilton.

“Ne kemi dy kampionate. Një kampionat ekipor, për të cilin garojmë të gjithë sëbashku, dhe një kampionat pilotësh. Pra, detyra jonë është të shënojmë më shumë pikë individualisht ose kolektivisht për ekipin, por në fund të fundit duhet të mundni shokun tuaj të skuadrës, kështu që gjithmonë ekziston ky rivalitet i brendshëm.

“Ekziston gjithmonë kjo rrugë delikate për të ecur, dhe është shumë e lehtë të jesh në anën e gabuar dhe të humbasësh miqtë. Unë dhe Valtteri nuk kemi rënë kurrë pre e presionit të lojës dhe rivalitetit. Ne gjithmonë kemi folur vetëm për gjëra të mira. Ai më ka përkrahur në çdo sfidë, sikurse dhe unë atë.

Hamilton shtoi: “Dhe ne punuam së bashku për të provuar ta shtyjmë ekipin përpara së bashku. Kemi kaluar vite të mrekullueshme së bashku ku ai më ka mbështetur dhe unë e kam mbështetur atë.

“Dhe ne ende mbështesim njëri-tjetrin sot, dhe udhëtojmë së bashku në gara, mjaft shpesh.

Një tjetër marrëdhënie në Mercedes për të cilën Hamilton flet me dashuri është ajo që ndan aktualisht me inxhinierin e tij të garave Bonnington. ‘Bono’ ka qenë zëri në radion e Hamiltonit gjatë pjesës më të madhe të qëndrimit të tij me Mercedes – ndërsa inxhinieri i performancës së Hamilton, Marcus Dudley, u fut disa herë në 2019 dhe 2022.

“Unë kur arrita në skuadër, gjeta përkrahje të jashtëzakonshme nga Bono. Unë mendoj se njerëzit ndoshta e nënvlerësojnë faktin se sa kohë duhet për të ndërtuar një marrëdhënie, një miqësi, për të kuptuar me të vërtetë njëri-tjetrin dhe se si punoni të dy”, tha Hamilton.

“Sidomos atë vit të parë, unë luftova shumë fort. Bono më dha shtysën që unë të luftoja fort dhe ja arritëm një fitore.”

Tags: Lewis HamiltonPetter BonningtonValtteri Bottas

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
Mjeti del nga rruga, humb jetën pasagjeri i mitur në aksin Korçë-Devoll

Mjeti del nga rruga, humb jetën pasagjeri i mitur në aksin Korçë-Devoll

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.