Mali i Zi do jetë vendi i parë në botë për risinë e Viber-it që sjell kompania Rakuten duke nisur që sot. Ata kanë zgjedhur për të vënë në dispozicion të përdoruesve shërbimin e një abonimi premium.
Sipas raportimit, përdoruesit nga Mali i Zi që do të vendosin të abonohen në Viber Plus dhe të përzgjedhin shërbimet e reja të aplikacionit Viber, diçka që i bënë ata të parët në botë me akses në këtë shërbim.
Kompania thotë se përdoruesit aktual nuk do ndikohen nga ky ndryshim. Ata do gëzojnë të gjitha funksionalitet që kanë pasur deri sot pa patur ndikim në eksperiencën e tyre. Gjithashtu, ajo shprehet se plani saj për përdorimin e Viber + është që shërbimi të jetë në dispozicion për përdoruesit nga e gjithë bota.
Opsionet që përfshihen në Viber + janë, eskperienca pa reklama, një shqetësim i madhë ky nga shumë përdorues të aplikacionit. Qasje në premium stickers si dhe mbështetje e drejtëpërdrejtë për çdo problematik ku i ofrohet shërbim prioritar si dhe ikonat unike të vet aplikacionit. Ky shërbim do ti kushtoj përdoruesve 1.99$ në muaj.
Përdoruesit e aplikacionit Viber Plus do të mund të verifikojnë fotografinë e tyre të profilit si dhe të konfirmohen si abonentë të shërbimit premium. Për aktivizimin e këtij shërbimi të ri, përdoruesit fillimisht duhet të klikojnë te “Më shumë” në këndin e poshtëm djathtas të aplikacionit dhe më pas në veçorinë e caktuar Viber Plus për të nisur procesin.