Në prag të çeljes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, “ Vëllai i Madh ” ka organizuar një tjetër “qeveri “ brenda shtëpisë më të njohur të momentit.
Pas leximit të zarfit, Luizi u shpreh se ai ka dëshirë të marrë pozicionin e kryeministrit, ndaj nisi fushatën në shtëpi për mbledhjen e votave.
Duke biseduar me Qetsorin ai tha se deri më tani ka 5 vota. Sipas tij, Kiara, Efi, Jori, Keisi dhe Elvisi do ia japin votën atij.
Ai u shpreh se u ka thënë këtyre të pestëve, që votën për ministër të brendshmë të ja japin Qetsorit.
Ky i fundit u shpreh se ai do të bëhet ministër i jashtëm dhe jo i brendshëm. Luizi tha se nuk e kanë në dispozicion një pozicion të tillë, ndërsa Qetsori shtoi se ai nuk e bën dot atë post, sepse nuk merret dot me fjalët brenda ministrisë.