Një sherr banal ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku dy të mitur janë konflikuar me thika me njëri tjetrin. I plagosur ka mbetur një 17-vjeçar. Menjëherë policia ka arrestuar autorin 19-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, ku shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Barç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) 17-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.