Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: 500 vjet më i vjetër se Oksfordi, ky është universiteti që ndryshoi botën
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Kulturë

500 vjet më i vjetër se Oksfordi, ky është universiteti që ndryshoi botën

Tirana Press
Last updated: 02/03/2023 16:08
Tirana Press
Share
SHARE

Më shumë se 500 vjet përpara se të themelohej Universiteti i Oksfordit, në Universitetin Nalanda të Indisë studionin rreth 10.000 studentë. Në botën e lashtë, konsiderohej një prej qendrave më të mëdha të të mësuarit, por sot gjithçka që ka mbetur janë rrënojat me tulla të kuqe.

E themeluar në vitin 427 të erës sonë, Nalanda konsiderohet një nga universitetet e para në botë, shtëpia e nëntë milionë librave dhe mijëra studentëve nga e gjithë Azia Lindore dhe Qendrore. Ata ndiqnin degët e mjekësisë, logjikës, matematikës dhe mbi të gjitha parimet budiste nga disa prej studiuesve më të nderuar të epokës.

Burimi i të gjitha njohurive

“Burimi i gjithë njohurive budiste që kemi, ka ardhur nga Nalanda”, është shprehur dikur Dalai Lama për këtë universitet.

Kurikulat akademike të këtij universiteti u bënë ndikuese dhe përcaktuese për shumëçka, jo vetëm në Indi, por edhe më gjerë. Sistemi i lashtë mjekësor indian, i cili bazohet në metodat e shërimit nëpërmjet natyrës, mësohej gjerësisht në Nalanda dhe më pas u shpërnda në pjesë të tjera të Indisë. Institucione të tjera budiste u frymëzuan nga dizajni i oborreve të hapura të kampusit, nga sallat e lutjeve dhe dhomat e leksioneve. Gjithashtu, një ilaç i prodhuar në këtë universitet u përhap në pak kohë në Tajlandë, ndërsa arti i përpunimit të metalit nisi të zbatohej në Tibet dhe gadishullin Malajan.

Megjithatë, trashëgimitë më të rëndësishme të Nalandës janë arritjet e saj në matematikë dhe astronomi. Aryabhata, i konsideruar si babai i matematikës indiane, mendohet se ka drejtuar universitetin në shekullin e 6-të të erës sonë.

“Ne besojmë se Aryabhata ishte i pari që caktoi zeron si një shifër, një koncept revolucionar, i cili thjeshtoi llogaritjet matematikore dhe ndihmoi në evoluimin e rrugëve më komplekse si algjebra dhe llogaritja. Pa zero, ne nuk do të kishim kompjuterë. Ai ishte gjithashtu i pari që ia atribuoi shkëlqimin e hënës dritës së reflektuar të diellit.”

Universiteti dërgonte rregullisht disa nga studiuesit dhe profesorët e tij më të mirë në vende si Kina, Korea, Japonia, Indonezia dhe Sri Lanka për të përhapur mësimet dhe filozofinë budiste. Ky program i lashtë i shkëmbimit kulturor ndihmoi në përhapjen dhe formësimin e budizmit në të gjithë Azinë.

Fundi i një tradite

Mbetjet arkeologjike të Nalandës janë tashmë një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në vitet 1190, universiteti u shkatërrua nga një trupë plaçkitëse pushtuesish të udhëhequr nga gjenerali turko-afgan Bakhtiyar Khilji. Kampusi ishte aq i madh sa zjarri i ndezur nga sulmuesit thuhet se u dogj për tre muaj me radhë. Megjithatë, ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Nalandës, pasi ajo u sulmua nga hunët në shekullin e 5-të, dhe përsëri pësoi dëme të rënda nga një pushtim i mbretit të Bengalit, Gauda, në shekullin e 8-të.

Gjatë 6 shekujve të ardhshëm, Nalanda gradualisht do të zhytej në harresë dhe do të kthehej në rrënoja, përpara se të zbulohej nga topografi skocez Francis Buchanan-Hamilton në vitin 1812, dhe më vonë u identifikua si Universiteti i lashtë Nalanda nga Sir Alexander Cunningham në vitin 1861. Sot, zona e gërmuar prej 23 hektarësh ka të ngjarë të jetë vetëm një pjesë e kampusit origjinal, por gjithsesi kalimi nëpër rrënojat e manastireve dhe tempujve risjell ndjesinë se si duhet të ketë qenë të mësosh në këtë vend fantastik. Për këtë arsye, grupe murgjish, veshur me rroba të kuqe e vizitojnë këtë vend, herë pas here, kryejnë homazhe dhe meditojnë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Elon Musk krijon ekip për të rivalizuar me ChatGPT në teknologjinë e IA
Next Article Paga minimale duhet 50 mijë lekë, biznesi pro vendimit të qeverisë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kulturë

‘ Baladë dramatike’, Albina dhe Familja Kelmendi rrëmbejnë zemrat e mediave prestigjoze ndërkombëtare

Ndonëse kanë mbetur edhe 40 ditë derisa java e Eurovizionit të nisë me një ceremoni hapjeje të “tapetit të kaltër”…

2 Min Read
FilmiShowbiz

Henry Cavill nuk do të shfaqet më në ekran në rolin e Superman

Një nga pronarët e rinj të DC Studios, James Gunn, ka mohuar shkarkimin e Henry Cavill nga roli i tij…

2 Min Read
Kulturë

‘ Komshinjtë ‘, Klea Huta dhe Florian Binaj ju ftojnë për një komedi ndryshe

Aktorja e njohur Klea Huta në bashkëpunim me aktorin Florian Binaj sjellin për publikun një komedi ndryshe nga çka jemi…

1 Min Read
Filmi

Këto janë 10 filmat më të mirë për muajin mars

Është publikuar lista me filma që duhet parë gjatë muajt Mars. Dungeons & Dragons, Creed III, John Wick janë disa…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?