Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Vrau komshiun në Durrës/ Zbardhet dëshmia e autorit: U zumë për makinën, m’u errësuan sytë kur më shau
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Kronikë

Vrau komshiun në Durrës/ Zbardhet dëshmia e autorit: U zumë për makinën, m’u errësuan sytë kur më shau

Tirana Press
Last updated: 15/02/2024 11:18
Tirana Press
Share
SHARE

Ilir Koçilja, 35-vjeçari që një ditë më parë vrau fqinjin e tij Halil Koka, pas një debati për parkimin ka treguar si ndodhi ngjarja e rëndë.

Duke folur para hetuesve, ai ka treguar se me Kokën kanë patur debate të shumta për parkimin pasi sipas tij, Koka e linte makinën te hyrja e pallatit. Ai ka pranuar se ia ka gërvishtur makinën me thikë disa herë Kokës dhe se kur dje debatuan, Koka e kishte kërcënuar se do ta vriste dhe do e fuste në bagazh.

“Me Halilin ishim fqinj. Nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që mos ta linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta”.

Ndërsa për ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme, ai ka thënë se viktima e shau dhe në një moment iu errësuan sytë dhe e goditi me thikë”.

“Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gervishtur makinën time . Po i thashë “unë ta gërvishta”. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagja në rrugë kryesore. Iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë. Më pas u largova dhe u fsheva për disa orë te lagja 11 deri sa më kapet ju. Nuk e dija se kishte vdekur. Mendova se e plagosa. Nuk kam asnjë konflikt tjetër me atë. As i kisha borxh para dhe as më kishte. Me vjen shumë keq për ate që ndodhi, jam penduar. Po konfliktin e nisi Halili”.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:deshmia. ilia kociljavrasja ne durres
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Vizita e Blinken, ja rrugët e bllokuara në kryeqytet
Next Article ChatGPT vjen me risi!

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

Sherri me thika në Durrës, vdes i plagosuri

Vetëm pak minuta pasi mbërriti në spital ka humbur jetën 40 vjeçari që mbeti i plagosur nga sherri me thika…

0 Min Read
Kronikë

Emri/ Plagoset me armë gjahu 25-vjeçari në Dibër, dyshohet se…

Një 25-vjeçar është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu të cilën e mbante pa leje. “Më datë 31.01.2024, rreth orës…

1 Min Read
Kronikë

U qëllua me plumb në bark, detaje nga plagosja e 27-vjeçarit në Shkodër

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e një natë më parë në Urën e Gjo Lulit, në aksin Shkodër-Velipojë,…

1 Min Read
Kronikë

Krimi në familje në Konispol, zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit (EMRAT)

Zbardhen identitetet e personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Konispol. Burime zyrtare për BalkanWeb bëjnë me dije se…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?