fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Turizmi kulturor, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara, pas saj Parku Arkeologjik Shkodër

Tirana Press by Tirana Press
10/08/24 - 06:28
in Shqipëria
A A
Turizmi kulturor, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara, pas saj Parku Arkeologjik Shkodër
3
VIEWS

Segmenti i turizmit kulturor ka shënuar rritje më të fortë sesa sektori i turizmit në tërësi në vend.

Shifrat zyrtare tregojnë se numri i vizitorëve në institucionet kulturore u rrit me 69 për qind në janar-maj 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bëhet fjalë për vizitueshmërinë në muze, kala e monumente të tjera si dhe parqe arkeologjike.

Konkretisht deri në fund të majit ishin mbi 350 mijë vizitorë teksa një vit më parë ky numër ishte 216 mijë. Vetëm në maj 2024 ishin 165 mijë vizitorë me një rritje 46 për qind në raport me majin 2023.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

“Gjatë muajit maj 2024 institucionet tona të kulturës janë vizituar nga 165,813 vizitorë, vlerë kjo e rritur në masën 46% krahasuar me muajin maj të vitit paraardhës.

Në 5-mujorin e parë të vitit numri i vizitorëve është 350,772. Numrin më të madh të vizitorëve në këtë muaj e ka pasur Kalaja e Gjirokastrës, ku numri i vizitorëve në këtë kala ka zënë 17.7% të totalit i ndjekur nga Parku Arkeologjik Shkodër, që zë 15.4% të totalit të vizitorëve për muajin maj; ndjekur nga Muzeu i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, në Krujë”, thuhet në statistikat e publikuara nga Ministria ne Turizmit dhe Mjedisit.

Institucionet kulturore

Muzetë në vend janë 12 në total dhe nga janari në maj 2024 u vizituan nga 145 mijë vizitorë apo me një rritje 69 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit. Në krye qëndron Muzeu Gjergj Kastrioti me 55 mijë vizitorë apo dy herë më shumë se një vit më parë.

Pas tij vjen Muzeu Historik në Tiranë që në 5-mujor shënoi rritje me 34.8 për qind, por në maj 2024 shënoi një rënie me 80 për qind në raport me majin 2023. I treti është Muzeu i përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” me 24 mijë vizitorë apo 69 për qind më shumë se janar-maj 2023.

Sa u takon kalave në total janë tetë të renditura me një numër vizitorësh prej 66 mijë apo rritje me 60 për qind në raport me janar-maj 2023. Në vend të parë për nga numri i vizitorëve është Kalaja e Gjirokastrës me 50.4 mijë vizitorë apo një rritje 52 për qind në raport me janar-maj 2023.

Në vendin e dytë është Amfiteatri në Durrës me 7 mijë vizitorë apo një rritje 49 për qind dhe pas tij Torre Venenciane në Durrës me 4673 vizitorë.

Në listën e Parqeve Arkeologjike janë 9 në total me një numër prej mbi 136 mijë vizitorë në janar-maj 2024 apo një rritje 53 për qind në raport me janar-maj 2023. Në vend të parë për nga vizitueshmria është Parku Arkeologjik Shkodër me 51.7 mijë vizitorë apo 32 për qind më shumë se janar-maj 2023.

Në vend të dytë është Parku Kombëtar Butrint me mbi 38 mijë vizitorë deri në fund të majit apo 79 për qind më shumë se në 2023-shin dhe i treti Parku Arkeologjik Apolloni mbi 37.5 mijë vizitorë./ Revista Monitor 

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Next Post
Tjetër medalje për Shqipërinë, Dudev ngre lart flamurin kuqezi

Tjetër medalje për Shqipërinë, Dudev ngre lart flamurin kuqezi

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.