Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka telefonuar me ministrin e Mbrojtjes së Shqipëisë, Niko Peleshi pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.
Mehaj nëpërmjet një postimi në facebook, bën me dije se gjatë një bisede telefonike me Peleshin i ka ofruar këtij të fundit të gjithë gadishmërinë dhe ndihmën e nevojshme të kapaciteteve specialiste të FSK-së në mbështetje të qytetarëve të Shqipërisë.
Postimi i Armend Mehaj në facebook:
Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së. Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.
Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intensiv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim. Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!