fbpx
E premte, 27 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“SPAK ka dy rrugë”, PD kërkon arrestimin e Veliajt për inceneratorin e Tiranës ( Shkresat)

Tirana Press by Tirana Press
29/04/24 - 12:40
in Politikë
A A
“SPAK ka dy rrugë”, PD kërkon arrestimin e Veliajt për inceneratorin e Tiranës ( Shkresat)
9
VIEWS

Teksa Erion Veliaj pritet të paraqitet këtë javë në ambientet e SPAK, Partia Demokratike kërkoi sërish këtë të hënë arrestimin e tij për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Belind Këlliçi solli në kujtesë një deklaratë të Veliajt në Shtator 2017, i cili mbështeste koncesionin për inceneratorin.

“Siç e dëgjuat dhe vetë në këtë mbledhje, me krenari të madhe Erion Veliaj e cilësoi veten si heroi i pastrimit jo vetëm të qytetit Tiranë, por të të gjithë qarkut. I njëjti Erion i cili sot e quan veten një klient të thjeshtë, në atë mbledhje, me zë e me figurë, tha që këtë projekt e kishte kërkuar dhe finalizuar vetë ai. Dhe si rrallë herë, në këtë rast ai nuk gënjeu”, komentoi Këlliçi deklaratat e Veliajt.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Gjetjet në dosjen për Ahmetajn

Gjithashtu, solli në vëmendje konkluzionet e SPAK në dosjen “Ahmetaj”, për inceneratorin e Tiranës dhe letërkëmbimet e Veliajt me ish-ministrat e Financave Cani e Ahmetaj.

“Sipas dosjes së Altin Dumanit në rastin e hetimit të Arben Ahmetajt, për këtë projekt Erion Veliaj në janar të vitit 2016, i është drejtuar me shkresë zyrtare Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, i cili në shkurt të vitit 2016 i përgjigjet se propozimi i dërguar duhet të qartësohet dhe të saktësohet sipas akteve ligjore në fuqi.

Në mars të vitit 2016, Erion Veliaj i ridërgon të njëjtën kërkesë Arben Ahmetajt, tashmë i emëruar Ministër Financash. Ndryshe nga Shkëlqim Cani, ministri Financave Arben Ahmetaj është dhe më i drejtpërdrejtë në argumentat e tij kundër këtij propozimi të Erion Veliajt…. Ajo çka Arben Ahmetaj i thotë Erion Veliajt është: Përse duhet dhënë ky shërbim me koncesion, kur është më e leverdishme ta bëjmë me paratë e buxhetit të shtetit”, u shpreh Këlliçi.

Apeli për SPAK

Sot pas 8 vitesh, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së, shkresa e Arben Ahmetajt rezulton më e qartë se kurrë.

“Inceneratori i Tiranës ka marrë më shumë se 130 milionë euro, e me këto para tashmë kjo vepër duhej të ishte e ndërtuar dhe funksionale, e nuk ishte e nevojshme që ky shërbim ti jepej me konçension një kompanie fantazmë për 30 vite.  Por Erion Veliaj, si pronar faktik i Inceneratorit të Tiranës, në mars të vitit 2017 firmosi miratimin e këtij konçensioni, në shkelje të Ligjit ‘Për vetqeverisjen vendore’, pa miratimin e Këshillit Bashkiak dhe pa miratimin e bashkive të qarkut Tiranë”, tha Këlliçi.

Shkresa së cilës iu referua Këlliçi

“Pas këtij momenti, duhet ta ritheksojmë se 130 milionë eurot që janë përfituar nga Inceneratori i Tiranës janë zhdukur dhe incenerator nuk ka. Prokurori i kësaj çështje Dritan Premçi ka dy rrugë. Ose të rrëzojë hetimet e Drejtuesit të SPAK Altin Dumani për të amnistuar Erion Veliajn, ose të zbatojë ligjin duke çuar pronarin faktik të inceneratorit Tiranë Erion Veliaj përpara drejtësisë. Rrugë tjetër NUK KA. Çdo ditë që Veliaj qëndron në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë është një mundësi për të, që të mund të zhdukë provat dhe të thellojë këtë krim financiar unik në Europë”, përfundoi ai.

Tags: inceneratorTeksa Erion Veliaj

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Ekonomia – Shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve

Zbardhet raporti i Prokurorisë: Burri i ministres Ibrahimaj e goditi Eri Koshajn me gozhdë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.