Ashtu siç është bërë traditë tashmë, edhe këtë vit kompania që merret me migrimin dhe konsulenca për shtete e qytetarë rreth lëvizjes nëpër botë ka bërë një renditje të pasaportave më të fuqishme. Në këtë listë qëndrojnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pasaporta e fuqishme lidhet me mundësinë që ta ofron ky dokument për të udhëtuar në sa më shumë vende pa nevojën e marrjes së një vize. Ajo që bie në sy më tepër është se, në krye të vendeve të rajonit është Serbia. Kjo pasaportë renditet në vendin e 38-të.
Mbajtësit e pasaportave serbe kanë akses pa viza pas mbërritjes në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian. Kjo lejon udhëtim pothuajse të menjëhershëm në mbarë botën. Megjithatë, mbajtësit e pasaportave serbe kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 94 destinacione.
Disa prej vendeve ku kërkohet vizë janë India, Shtetet e Bashkuara dhe Australia etj. Në krah me të Maqedonisë së Veriut në renditje qëndron ajo e Malit të Zi. Pasaporta malazeze renditet e 46-ta me 124 destinacione që mund të aksesohen pa viza. Mbajtësit e kësaj pasaporte kanë akses pa viza në të gjitha vendet evropiane, në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, si dhe në Rusi dhe Turqi.
E ndërsa mbajtësit e pasaportave maqedonase kanë akses pa viza dhe viza pas mbërritjes në vende si Brazili, Izraeli, Turqia dhe i gjithë Bashkimi Evropian.
Mbajtësit e pasaportave maqedonase kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 106 destinacione në botë. Pjesë e disa vendetve ku kërkohet viza janë Kina, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar. Katër vende më poshtë në renditje është Bosnja dhe Hercegovina.
Pasaporta boshnjake aktualisht renditet në vendin e 50-të. Ajo siguron akses pa viza në 117 vende. Mbajtësit e pasaportave boshnjake kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 112 destinacione në botë. Disa nga vendet ku kërkohet vizë janë Australia, Japonia dhe India.
Ndërsa Shqipëria jonë mban numri e 51-të në renditje. Pra siguron qasje pa viza në 116 vende duke i dhënë një rezultat të përgjithshëm mesatar të lëvizshmërisë.
Mbajtësit e pasaportave shqiptare kanë akses pa viza në mbërritje në vende si Brazili, Izraeli, Turqia dhe në të gjithë Bashkimin Evropian. Kjo renditje lejon një udhëtim pothuajse të menjëhershëm në mbarë botën. Megjithatë, mbajtësit e pasaportave shqiptare kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 113 destinacione në botë. Disa nga vendet ku kërkohet viza janë Kina, Japonia dhe India.
Në këtë renditje e fundit mbetet Kosova sa i takon Ballkanit Perëndimor. Kosova mban numrin 101 në renditje krahas Bangladeshit dhe Libisë.
Me këtë pasaportë mund të udhëtosh në vetëm 53 vende pa viza, kështu që mban vendin e 90-të, bashkë me Butanin, Kamboxhian, Çadin, Komorosin dhe Nigerin. pasaporta më e fortë në botë është ajo e Japonisë, e cila kryesoi indeksin për të pestin vit radhazi. Ndërsa dy vende të tjera në Azi u renditën të dytat: Koreja e Jugut dhe Singapori.
Të dyja këto pasaporta lejojnë qytetarët me pasaportë në 192 vende pa vizë. Shetet si Gjermania dhe Spanja u renditën në vendin e tretë me akses në 190 destinacione. Pasaporta amerikane u rendit në vendin e shtatë me Belgjikën, Republikën Çeke, Zelandën e Re, Norvegjinë dhe Zvicrën.
Të gjitha vendet u ofrojnë qytetarëve vizita pa viza në 186 vende. Indeksi i Pasaportave Henley thotë se pret që SHBA të qëndrojë në mënyrë solide në nr. 7 në listë, Global Citizen Solutions Global Passport Index i vitit të kaluar e quajti pasaportën amerikane më të fuqishmin në botë bazuar në renditjen e investimeve, cilësisë së jetës dhe indekseve të përmirësuar të lëvizshmërisë në vitin 2022.