Eno Bozdo ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka gënjyer kur tha se në Shpirag u zbulua naftë, njëlloj si kur gënjen sipas tij për përfshirjen e vartësve të vet në korrupsion. Në fjalën e tij, Bozdo tha se kompania Shell konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga puset e Shpiragut, ndaj nuk do të ketë më shpime dhe as “mrekulli nafte” siç premtoi kryeministri.
Deklarata:
A e mbani mend Edi Ramën që, sa herë kishte një krizë në qeverisje thoshte se kompania Shell ka zbuluar naftë në Shpirag? A e mbani mend kur bridhte si Enver Hoxha duke hedhur kapelen andej këtej nëpër Shqipëri dhe duke thënë ‘këtu ka naftë’?
Edi Rama gënjen njëlloj, si për përfshirjen e vartësve të vet në korrupsion, si për zbulimin e naftës, si për anëtarësimin në BE duke përdorur inteligjencën artificiale. Kompania Shell konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga puset e Shpiragut. Fatkeqësisht nuk do të ketë shpime të mëtejshme dhe as një ‘mrekulli nafte’, siç gënjen Rama. Lajmi ishte konfirmuar thuajse zyrtarisht nga shmangia e këtyre muajve e Ramës dhe Ballukut, sa here qe gazetaret pyesnin për këtë çështje.
E vërteta është se shumë eksplorime në botë, të Shellit apo kompanive të tjera të mëdha, mund të dështojnë sepse e tille është industria e naftës dhe niveli i teknologjisë se përdorur. Por po kaq e vërtete është qe ne asnjë rast, asnjë kryeministër apo zv/kryeministër, ne asnjë vend te botes nuk dezinformon qëllimisht opinionin publik mbi rezerva nafte dhe pasurie te cilat ende nuk janë konfirmuar përfundimisht dhe zyrtarisht.
Ekzaktësisht ne 23 gusht te vitit te kaluar, Rama dhe zëvendësja e tij, deklaruan për shqiptaret se nafta e zbuluar ishte e cilësisë se me te mire e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite, dhe se rezervat ishin ne nivelin e Norvegjisë. Sipas Ramës, pas një investimi qe do te shkonte te deri ne 7 miliardë $, shqiptaret do te përfitonin pasuri te paimagjinuara. Dukej sikur Rama dhe Balluku e kishin mbyllur me Zotin dhe Shell-in për puset e naftës dhe problem kishin si ti përdornim qindra e qindra milionë euro ne vit qe Shqipëria do te perfitonte.
Rama hodhi edhe nje ide ‘origjinale’: paratë e pafundme do t’i përdorte tek pensionet, rrogat, arsimin dhe shëndetësia. Ironike po ta mendosh se janë pikërisht këto sektorë ku qeveria ka dështuar sepse ka vjedhur në forma spektakolare.
Kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të kërkojnë minimalisht falje para publikut për gënjeshtrën stratosferike që servirën.
Kundër këtij gënjeshtari patologjik dhe vargut të rrenacakëve dhe hajdutëve që ka rreth vetes, qëndron publiku që nuk gënjehet dhe opozita e vendit. Midis braktisjes se Shqipërisë dhe bashkimit në një front të vetëm për të rrëzuar këtë regjim asfiskues, hajdut dhe gënjeshtar, shqiptarët duhet të zgjedhin rezistencën.
Partia Demokratike do t’i prijë kësaj beteje dhe do ta fitoje atë.
Mblidhemi të premten për tu përballur me një tjetër gënjeshtar patologjik Erion Veliajn dhe bandën e tij të hajdutëve.
O sot, o kurrë!