Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri prej gati 2 orësh ndodhet në SPAK, ku po merret në pyetje.
Kujtojmë se Gjiknuri ka shkuar dhe më herët në SPAK ku është pyetur për fondet Tiranë-Elbasan. SPAK po heton rolin e Gjiknurit në çështjen e inceneratorëve. Në Pc e njërit prej bizneseve të inceneratorëve, Klodian Zoto janë gjetur rezervime në emër të Damian Gjiknurit.
Edhe pse nuk është konfirmuar ende, mendohet se ky është shkaku i paraqitjes në SPAK.
SPAK asokohe i paraqiten këto pretendime për të provuar se Zoto dhe Mërtiri kanë pasur takime me ish-zëvendëskryeminsitrit Arben Ahmetaj dhe Gjiknurin. Ata janë takuar në Frankfurt me shtetasit Mërtiri dhe Zotot. Sakaq, Gjiknuri ka hedhur poshtë pretendimet se ka marrë para nga biznesmenët. Emri i zotit Gjiknuri nuk është vendosur në regjistrimeve të hetimeve. Po ashtu Gjiknuri është përfolur dhe për çështjen Mcgonigal.