Një ditë pasvendimit të Gjykatës së Posaçme për arrest me burg ndaj ish – kryebahkiakut të Durrësit Vangjush Dako, zbulohet sektori ku do të qëndrojë dhe pranë cilit person publik.
Është pikërisht Alqi Bllako, ish-deputeti socialist i vënë në pranga për aferën e inceneratorëve.
Bllako, ashtu dhe ish-ministri Lefter Koka, pas konfirmimit të masës së tyre të sigurisë janë në pritje të dënimit përfundimat më ambientet e paraburgimit të Durrësit.
Por sipas burimeve Dako është lënë në qeli i vetëm dhe po mbahet në monitorim nga ana e punonjësve të sigurisë në burgje.
GJKKO konfirmoi dje masën e sigurisë arrest me burg për Dakon, pavarësisht kërkesës së mbrojtjes së tij për një masë sigurie më të butë, kundrejt garancisë pasurore.
Kujtojmë se Dako i mohoi dje akuzat për shpërdorim detyre, duke pretenduar se në anën shkresore ai nuk ka pasur rol, dhe se kjo ka qenë kompetencë e vartësve të tij.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit për 3 mandate, nga viti 2007 deri në vitin 2019, u vetëdorëzua në ambientet e Policisë së Tiranës ditën e martë, pas akuzës për shpërdorim detyre në dy raste.
SPAK kërkoi arrestimin e Vangjush Dakos dhe 9 ish-zyrtarëve të tjerë në Bashkinë e Durrësit për shkak të ndërtimit të kateve shtesë pa leje të një pallati në qytetin e Durrësit në 2010.
Pallati u ndërtua pa leje dhe ishte planifikuar për 7 kate. Ish-kryebashkiaku firmosi lejen e tij në vitin 2014 teksa ishte bërë 11 kate. Gjithashtu studimi sizmologjik ishte bërë për vetëm 7 kate, duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve.
Episodi i dytë lidhet me tenderin e shëtitores së plazhit. Grupi i punës i ngritur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili kishte detyrë të përcaktonte fondin limit për tenderin, rezulton se ka bërë gabim në llogaritje, duke e dhjetëfishuar vlerën dhe duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë Lekë.