Sapo ka mbëritur në SPAK Shkëlzen Berisha, pas thirrjes së prokurorit Klodian Braho.
Burime bëjnë me dije se ai është thirrur në Prokurorinë e Posatçme për tu marr në pyetje në lidhje me ccështjen e Gërdecit.
Kujtojmë se para 1 muaji në Prokurori u thirr edhe Aldo Bumcci, ish- ministër Drejtësie në kohën e qeverisjes Berisha për të dhënë sqarime mbi hetimet dhe zbardhjen e tragjedisë.
Ndër shkresat adresuar ministrit të Drejësisë, përfshihej dhe emri i Shkëlzen Berishës.
Bumçi, në deklaratë mësohet të jetë shpehur se ka të bëjë me një falsifikim të dokumentave, duke mohuar lidhjen e tij me tragjedinë.
Shkresa ‘Për Shkëlzenin’ dhe tragjedia e Gërdecit:
Dokumenti është nisur nga zyra e ish -ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë së Ministrisë së Mbrojtjes. Faksi mban datën 13 mars të vitit 2007 dhe është shkresë e dërguar për të koordinuar punën për hartimin e vendimit të Këshillit të Ministrave: “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”. Faksi i mësipërm, për të cilin ish-ministri i Drejtësisë ngulmon se është i falsifikuar është protokolluar nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrotjes, duke i dhënë efekshmërinë e plotë ligjore edhe pse ishte përcjellë nga zyra e ish- ministrit të Drejtësisë nëpërmjet faksit. Në këtë shkresë, Bumçi shprehet parimisht dakord me draftin për demontimin e municioneve ushtarake, ndërsa i rekomandon Mediut që në projektvendim të saktësohet se kush është kryetari i komisionit të tenderimit dhe të shmangen fjalët e huaja gjatë hartimit të projektit. Përveç mbishkrimit që faksi t’i dërgohej edhe djalit të kryeministrit, fakt është një ditë më vonë, Berisha ka mbledhur Këshillin e Ministrave për të miratuar pikërisht atë projekt –vendim që do t’i hapte rrugë ndërtimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Më 14 mars 2007, një ditë pas datës së faksit, Këshilli i Ministrave ka vendosur me iniciativë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu të miratojë vendimin për procedurën e trajtimit të armëve, të teknikës, pajisjeve dhe municioneve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi.
Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.