Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: AKU tha se do të kontrollojë 24 mijë biznese/ Ekspertja: Nuk kemi kapacitete laboratorike
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
AktualitetShqipëriaSociale

AKU tha se do të kontrollojë 24 mijë biznese/ Ekspertja: Nuk kemi kapacitete laboratorike

Tirana Press
Last updated: 27/01/2024 10:36
Tirana Press
Share
SHARE

Ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani, foli për kontrollin e rreth 24 mijë bizneseve gjatë vitit 2024 të ushqimit që u parlajamërua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ajo thotë se nuk kemi kapacitete laboratorike. E ftuar në një studio televizive, Vuksani deklaroi se standardizimi i produkteve vendase është një mundësi shumë e mirë dhe metodologji për vlerësimin e riskut. Ekspertja shtoi se te subjektet e mbrojtjes së bimëve kemi 5% më pak subjekte.

“Ne trumbetojmë me të madhe se është rritur eksporti, rreth 10 milionë turistë që kanë ngrënë në Shqipëri, si ka mundësi të ulet numri i atyre që tregtojnë produkte dhe inpute bujqësore. Po mbyllen nga shpopullimi i popullsisë dhe braktisja e tokave bujqësore. Për herë të parë për produktet bujqësore raporti i importit ishte mbi eksportet.

Ne po orientohemi drejt produkteve të importit, ndërkohë që vendi ynë ka produkte shumë konkurruese. Kjo ka ardhur si pasojë e lënies tokave dhe largimeve masive. Ne nuk mund të analizojmë as vajin e palmës aktualisht. Një produkt me origjinë shtazore nuk mund të quhet produkt me origjinë shtazore, por produkt i përbërë. Ne nuk jemi në gjendje të vërtetojmë nëse kemi aq sasi vaj palme sa në etiketë. Si në rastin e djathtit të bebes e çuam në Maqedoni.

Ne nuk kemi laboratorë për të vërtetuar konservantët, ngjyruesit që futen në produkte. Kjo hyn dhe te buka e zezë dhe e bardhë. Ti nuk ke kapacitete për të kontrolluar nëse ngjyra vjen si rezultat i grurit, apo ka ngjyrues. Ne nuk e analizojmë dot ngjyruesin që përdoret për bukë, apo konservuesit që përdoren në sallameri, ne nuk kemi laboratorë.

AKU ka 7 laboratorë dhe analizat ia ka deleguar një laboratori privat, se nuk ka kapacitet. AKU kryen kryesisht analiza fiziko-kimike, që nuk janë analiza sigurie, por cilësie. Shteti shqiptar nuk ka kapacitete laboratorike as për vajin e ullirit.

Ne nuk kemi sistem gjurmueshmërie, një hap para, një hap pas, se ku e more dhe ku e çove. Duhet të gjesh dhe gramin e fundit në treg. Vitet e fundit te fruta-perimet është shtuar mbetja e pesticideve, prani e atyre që janë hequr nga BE dhe janë shumë të rrezikshme. Edhe te vaji i ullirit problemi më i madh nuk ishte mbetja e pesticideve, por kishte 4 produkte të mbrojtjes që ishin jashtë kësaj liste. Kemi një sërë institucionesh që ia hedhin topin njëri tjetrit. Produkti i gjetur tek vaji i ullirit ishte herbicit. Ky herbicit përdoret për barërat e këqija, jo për ullirin.

Para se të dilte plani i kontrollit, AKU ka detyrim ligjor që të dilte me raport dhe të thoshte kemi kontrolluar kaq dhe kemi probleme në këto pika. Ka një plan kontrolli, por si do të realizohet ky plan kontrolli. AKU është dhe për të parandaluar, jo vetëm për të bllokuar. Shqiptarët aktualisht po blejnë produkte pa etiketim, se me çfarë përbëhet. Ky është mashtrim i hapur ushqimor. Është vepër penale dhe dënohet me burg.

Akoma nuk kemi asnjë hetim nga A-ZH që institucioni të thotë kemi këtë rast hetimi, bllokimi.

Institucionet kujdesen më tepër t’ia fshehin konsumatorit se sa të jenë të drejtpërdrejtë. Sa herë ka një problem thuhet iniciali i kompanisë, ndërkohë që konsumatori duhet të njoftohet në çdo rast të njoftohet me emër kompania X, ku AKU duhet të thotë se jemi duke monitoruar dhe mos blini. Duhet t’i ruajmë eksportet, se mos pasja e laboratorëve do i penalizojë edhe ato produkte. Se ne nuk përmbushim standardet e kontrollit nga ferma në tavolinë për të bindur fermerin europian se ky produkt është i sigurtë. Përveç peshkut nuk eksportojmë asnjë produkt shtazor, nuk plotëson standardet.”

Vuksani nënvizoi ndër të tjera se shteti nëpërmjet AZHBR jep subvencione ndaj fermerit, në mënyrë që ti çojë produktet në pikat e grumbullimit, në të gjithë botën janë rritur fermerët nga i ulët në i mesëm, nëpërmjet politikave fiskale.

“Kaq rëndësi ka siguria ushqimore për qeverinë shqiptare, ku fondi për sigurinë ushqimore ishte 23 milionë euro, nga këto 20 milionë ishin paga etj., dhe vetëm 3 milionë euro ka për të subvencionuar sigurinë ushqimore, kur vetëm për laboratorë duhen miliona euro. Produktet tona nuk eksportohen se nuk kemi analiza që garantojnë sigurinë ushqimore. Nuk kemi kapacitete laboratorike dhe ekspertë të fushës.”, tha Vuksani.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:AKUekspertja
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Berisha: Vota e lirë përballet me regjimin e Ramës
Next Article Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Begaj: Populli shqiptar nuk bëri kompromis në…

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

Vrau të atin, pasi i masakroi të ëmën/ Zbulohet dëshmia e plotë e Klementin Islamajt

Është zbardhur dëshmina e plotë të 41-vjeçarit Klementin Islamaj, i cili disa ditë më parë u arrestua nga policia nën…

8 Min Read
Kronikë

Bora mbi 2 metra në Korçë, izolohet rruga Shtyllë-Panarit, ndërprerje energjie dhe në Leskovik

Raportohet se intensteti i reshjeve të borës është rritur në Korçë, në trashësinë mbi 2 metër. Bëhet me dije se…

1 Min Read
Kronikë

Tragjedia në Shkodër/ Ergys Arrazi kishte lidhje tjetër, i kërkoi nënës së tre fëmijëve të…

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Shkodër, ku një grua, nënë e tre…

2 Min Read
Aktualitet

Drogë, vjedhje energjie dhe ‘tapë’ në timon, arrestohen 3 persona në Vlorë

3 persona kanë rënë në prangat e policisë Vlorë për vepra të ndryshme pernale. Shtetasi M. M., është kapur në…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?