fbpx
E diel, 22 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Zgjedhjet lokale, Sula: Kandidatëve nuk iu është bërë ende verifikimi i detyruar

Tirana Press by Tirana Press
18/01/23 - 02:25 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Politikë
A A
Zgjedhjet lokale, Sula: Kandidatëve nuk iu është bërë ende verifikimi i detyruar
6
VIEWS

Kandidatët për zgjedhjet e 14 majit duhet të bëjnë verifikim të detyruar dhe transparencë me përgjegjësi penale tha kryetarja e Autoritetit për Informim për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula. Në një intervistë për“Dita Jonë”, Sula tu shpreh se institucioni që drejton e ka propozuar këtë ndryshim në Kodin Zgjedhor, por që nuk është bërë ky hap.

“Ne kemi propozuar një qasje që vë një kusht për të gjithë, që është verifikimi i detyruar dhe transparencë me përgjegjësi penale. Thënë kjo, ne kemi propozuar ndryshim Kodi Zgjedhor, politika ka diskutuar forma të tjera. Ngelet që ta bëjnë këtë hap, por nuk e kanë bërë. Ndryshe është ligji që ne funksionojmë dhe do të zbatojmë ligjin”, tha ajo.

Znj. Sula bëri të ditur se 6 figura publike kanë rezultuar në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke vënë në dijeni Kuvendin për hapat e mëtejshëm. “Kemi vënë në dijeni parlamentin për 6 emrat që kemi identifikuar që janë me iniciale, të cilët ne nuk është se themi detyrimisht, por ne na kanë dalë. Ne identifikojmë sipas kërkesave të institucioneve ku aderojnë, duan të bëjnë karrierë apo duan të zgjidhen”.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Një risi ne verifikime është edhe transparenca për figura që do marrin medalje apo nderime. “Një ndër fushat e reja në verifikime janë këto medaljet dhe nderime, me qëllim që ata që nderohen të jenë njerëz që janë vërtet modele për shoqërinë, që nuk lëndojnë viktima”.

Sipas zonjës Sula, me miratimin e ndryshimeve ligjore, ka rënë barrikada për informacion dhe se kushdo mund të bëj kërkesë tek autoriteti, por ky i fundit nuk mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit nga individi.

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Mace apo qen? Imazhi që shikoni të parin tregon shumë për personalitetin tuaj

Mace apo qen? Imazhi që shikoni të parin tregon shumë për personalitetin tuaj

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.