fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Zgjedhjet 2023, Nisma Thurje u prezanton banorëve tek Pazari i Ri kandidatët për Këshillin Bashkiak

Tirana Press by Tirana Press
26/04/23 - 12:34
in Politikë, Shqipëria
A A
Zgjedhjet 2023, Nisma Thurje u prezanton banorëve tek Pazari i Ri kandidatët për Këshillin Bashkiak
19
VIEWS

Nisma Thurje ditën e sotme organizoi një takim me banorët e Tiranës tek Pazari i Ri.

Gjatë këtij takimi u prezantua lista e kandidatëve të Nismës Thurje për në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e cila kryesohet nga Endrit Shabani dhe Pano Soko.

Endrit Shabani kryetar i Nismës Thurje, u ndal tek koha që të rinjtë sot shpenzojnë për të pritur autobusin në stacion, apo në rradhë për një abone, vetëm ngaqë operatorët privat të urbanëve nuk pranojnë të vendosin teknologjinë.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

“Studentët e mi çdo muaj shpenzojnë 3 apo 4 orë në radhë për të marrë një abone, dhe ka raste që as atë nuk e marrin se qëllon që ka mbaruar kuota e caktuar nga bashkia” that Shabani. Prandaj ai shpjegoi se premtimi i Nismës Thurje është ndërtimi i një transporti publik të unifikuar.

“Ne besojmë se zgjidhja e problemeve që kemi sot me transportin vjen duke ndërtuar një transport publik dhe të unifikuar, duke anuluar koncesionet që kanë fragmentizuar transportin, duke bërë që transporti urban të jetë i shpejtë dhe efecient duke na kursyer 20 orë çdo muaj që ne sot i humbasim në trafik” tha Shabani.

Petagogu Shabani u shpreh se duke ndërtuar një skemë më të mirë të transportit urban, kjo kohë që të rinjtë e humbasin çdo javë duke pritur autobusin apo abonenë mund të shpenzohej në zhvillimin e tyre personal dhe profesional, apo në produktivitet ekonomik. Prandaj ai bëri thirrje për anulimin e kontrata konçesionare që kanë privatizuar urbanët e Tiranës.

Gjithashtu Pano Soko foli për rritjen e çmimit të ujit, e cila ka dyfishuar faturën mujore të ujësjellësit, ndërkohë që ende nuk ka furnizim 24 orë më ujë.

“Ne e kishim faturën e ujit 7, 10, 12 maksimumi 15 mijë lekë. Tani na vjen 20, 25 maksimumi shkon edhe 35 mijë lekë” tha Soko. “Propozimi që do të çojmë në Këshillin Bashkiak do të jetë që të rikthehet çmimi ujit aty ku ishte në 2017. Por do të kërkojmë edhe llogari se ku kanë shkuar paratë që u mblodhën për të garantuar ujë pa ndërprerje” vijoi ai më tej.

Soko gjithashtu i kujtoi gjithashtu banorëve të Tiranës se çmimi i ujit u votua në 2017-tën nga këshilltarët bashkiak të PS-së dhe LSI-së. Prandaj i kërkoi qytetarëve që në 14 Maj t’i ndëshkojnë me votë ata që votuan rritjen e çmimit të ujit.

Tags: Endrit ShabaniNisma ThurjePano Soko

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Next Post
Policia e Durrësit arreston dy të rinj për akuza banale

Policia e Durrësit arreston dy të rinj për akuza banale

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.