Dallëndyshe Bici ka refuzuar që të marrë mandatin e deputetes, ndërsa vendi vakant është lënë për shkak të mbarimin të afatit të Arben Ahmetajt për t’u paraqitur në Kuvend. Bici ka njoftuar KQZ-në se nuk do ta marrë mandatin e deputetes.
Në shkresën që i ka dërguar kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Bici deklaron se nuk mund të marrë mandatin e deputetes, për shkak të detyrës që ajo mban në krye të institucionit të Kadastrës.
“Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qëndror”, shkuan ajo në shkresën depozituar KQZ.