Zbardhen detaje të reja nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj, prej Andri Ibrahimajt, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj.
Mësohet se në datën 20 nëntor 2023 është paraqitur shtetasi Eri Koshaj te komisariati nr.1 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim penal ku ka thënë se burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me diçka mprehëse në trup. Sipas raportit të organit të akuzës, rezulton se Andri Ibrahimaj e goditi Eri Koshajn me gozhdë.
RAPORTI
Më datë 20.11.2023, pranë Komisariatit Nr.1 Tiranë, është paraqitur dhe ka kryer kallëzim shtetasi Eri Koshaj, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm tek Agjencia e Trajtimit të Kredive, i cili ka kallëzuar se: “Më datë 20.11.2023, rreth orës 09:30, ka qenë duke ecur në rrugën “Tefta Tashko Koço” dhe nga një lokal i cili ndodhet përballë dyqanit “Soft and X” ka dalë shtetasi Andri Ibrahimaj ku fillimisht e ka kërcënuar dhe kanosur me fjalë ofenduese, i ka kërkuar të futeshin brenda në lokal dhe të sqaroheshin, por ai nuk ka pranuar dhe aty janë afruar disa njerëz të tjerë për t’i ndarë, pasi ishin duke u shtyrë me njëri-tjetrin. Në këtë moment shtetasi Andri Ibrahimaj ka nxjerrë nga xhepi një mjet prerës në dukje, dhe me të e ka goditur në drejtim të brinjëve, në
krahun e majtë dhe në pjesën e fund shpinës. Ky shtetas tregon se dëmtime dhe dhimbje ndjen në pjesën e bërrylit të djathtë, kaviljes dhe në pjesën e fundshpinës dhe për shkak të goditjes i është çarë dhe xhupi. Kallëzuesi ka sqaruar se ky shtetas e ka shqetësuar dhe më parë, ku i kërkonte të sqaroheshin përballë pasi pretendon se për shkak të pozicionit të punës, shtetasi Eri Koshaj është bërë shkak për mosrinovimin e kontratës së punës të një shokut të tij të shtetasit O.M.
Nga mesazhet kërcënuese, te fyerjet ndaj gruas ministre/ Zbardhet raporti i Prokurorisë: Andri Ibrahimaj e goditi Eri Koshajn me gozhdë
30 Prill, 2024 08:33
Madhësia e tekstit:
Zbardhen detaje të reja nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj, prej Andri Ibrahimajt, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb raportin e Prokurorisë.
Mësohet se në datën 20 nëntor 2023 është paraqitur shtetasi Eri Koshaj te komisariati nr.1 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim penal ku ka thënë se burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me diçka mprehëse në trup. Sipas raportit të organit të akuzës, rezulton se Andri Ibrahimaj e goditi Eri Koshajn me gozhdë.
Check the amount of your compensation! travelwiseway.comTry Now
RAPORTI
Më datë 20.11.2023, pranë Komisariatit Nr.1 Tiranë, është paraqitur dhe ka kryer kallëzim shtetasi Eri Koshaj, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm tek Agjencia e Trajtimit të Kredive, i cili ka kallëzuar se: “Më datë 20.11.2023, rreth orës 09:30, ka qenë duke ecur në rrugën “Tefta Tashko Koço” dhe nga një lokal i cili ndodhet përballë dyqanit “Soft and X” ka dalë shtetasi Andri Ibrahimaj ku fillimisht e ka kërcënuar dhe kanosur me fjalë ofenduese, i ka kërkuar të futeshin brenda në lokal dhe të sqaroheshin, por ai nuk ka pranuar dhe aty janë afruar disa njerëz të tjerë për t’i ndarë, pasi ishin duke u shtyrë me njëri-tjetrin. Në këtë moment shtetasi Andri Ibrahimaj ka nxjerrë nga xhepi një mjet prerës në dukje, dhe me të e ka goditur në drejtim të brinjëve, në
krahun e majtë dhe në pjesën e fund shpinës. Ky shtetas tregon se dëmtime dhe dhimbje ndjen në pjesën e bërrylit të djathtë, kaviljes dhe në pjesën e fundshpinës dhe për shkak të goditjes i është çarë dhe xhupi. Kallëzuesi ka sqaruar se ky shtetas e ka shqetësuar dhe më parë, ku i kërkonte të sqaroheshin përballë pasi pretendon se për shkak të pozicionit të punës, shtetasi Eri Koshaj është bërë shkak për mosrinovimin e kontratës së punës të një shokut të tij të shtetasit O.M.
Shtetasi Eri Koshaj ka deklaruar se nuk ka dijeni për këtë pjesë pasi është pozicion që përzgjidhet
nga një Këshill Mbikëqyrës. Për shkak të detyrës që ka ky shtetas ka deklaruar se shtetasi Andri Ibrahimaj i ka krijuar shqetësim dhe stres prej një viti e në vazhdim.”. Nga akti i ekspertimit mjeko ligjor nr. 861, datë 24.11.2023, rezulton se: “Gjatë ekzaminimit të shtetasit Eri Koshaj, janë konstatuar dërmishtje në pjesën e fundshpinës, me ngjyrë disi mavi, me përmasa 3 x 3 cm, të shkaktuara me mjet mprehës. Dëmtimet e mësipërme nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tilla hyjnë në kategorinë e atyre
që kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë për punë në masën deri 9 (nëntë) ditë.”. Më datë 05.01.2024, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, i kallëzuari, shtetasi Andri Ibrahimaj, i cili ka shpjeguar se: “Ka në administrim një lokal të quajtur “Te Bacja”, së bashku me shtetasin H. M., në rrugën “Tefta Tashko- Koço”. Më datë 20.11.2023 tregon se ka qenë duke pirë një kafe te bar kafe “Biblioteka”, i cili është lokal ngjitur me punën e tij. Rreth paradites së kësaj dite, rreth orës 10:00-11:00 telefonon shtetasi Eri Koshaj duke e ofenduar në telefon, dhe duke kërkuar se ku ndodhej sepse donte ta takonte. Ai i ka thënë se është te puna, pranë pazarit të ri. Pas rreth 30 minutash sqaron se ka ardhur i shoqëruar me një person tjetër, trupmadh të cilin nuk e njeh dhe ishte hera e parë që e shikonte. Ka dalë nga kafja, është drejtuar për tek ata të cilët e prisnin në rrugë. Sa ka shkuar te ky person ka filluar përsëri me ofendimet dhe ka kërkuar llogari se përse e kishte sharë dhe ofenduar, duke e tërhequr dhe kërkuar “hajde dalim nga rruga” me ofendime nga familja me fjalë banale. Aty u konfliktuan të dy fizikisht, u goditën me njëri-tjetrin me grushta. Ai sqaron se gjatë kësaj kohe janë rrëzuar të dy përtokë dhe aty ky shtetas mund të jetë vrarë a dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit ku ka bërë kallëzim. Ai pretendon se edhe vetë kur është rrëzuar në tokë është vrarë nga këmbët dhe gjunjët. Më tej sqaron se aty kanë ndërhyrë disa persona të rastit, kuzhinieri me të cilin ka qenë
duke pirë kafe dhe një person tjetër dhe i kanë ndarë.
Pas kësaj, shtetasi Eri Koshaj u largua duke e sharë dhe ofenduar përsëri me fjalë banale duke e kërcënuar me fjalët “do ta shohim se çfarë do të të bëj unë, etj”. Personi i cili ishte me shtetasin Eri Koshaj në fillim ka shkuar së bashku me Erin por më pas ai person ka ndërhyrë për të ndarë konfliktin. Ai sqaron se me shtetasin Eri Koshaj njihen rastësisht dhe se nuk kanë ndonjë shoqëri apo probleme me njëri-tjetrin. Pyetur nëse ka përdorur thikë për ta goditur ai e ka mohuar duke sqaruar se nuk ka planifikuar ndonjë konflikt me këtë shtetas, madje ishte ai që i ka shkuar në vendin e punës.”. Më datë 05.01.2024, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi O. M., lindur dhe banues në Tiranë, ka shpjeguar se: “Më datë 31.10.2023 i ka mbaruar kontrata e punës si zv. drejtor juridik në “Agjensinë e Trajtimit të Kredive” ku drejtor ka qenë dhe është shtetasi Eri Koshaj. Shpjegon gjithashtu se organi kompetent për rinovimin e kontratës, nuk ja ka miratuar rinovimin e kontratës. Ai sqaron se e njeh shtetasin Andri Ibrahimaj që nga fëmijëria, por nuk ka ndonjë miqësi të ngushtë me të sa t’i kërkojë të ndërhyjë për rinovim kontrate te Drejtori i tij Eri Koshaj pasi nuk është kompetencë e këtij të fundit.”. Më datë 05.01.2024, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi E.M., lindur dhe banues në Tiranë, ka shpjeguar se: “Ka qenë së bashku me Andrin duke pirë kafe kur kanë ardhur dy persona për ta takuar. Njëri prej tyre e tërheq Andrin dhe fillojnë dhe shtyhen e konfliktohen duke u rrëzuar përtokë. Personi që ka filluar konfliktin ka sharë me fjalë banale edhe gjatë largimit. Ai sqaron se Andri nuk ka pasur mjet prerës thikë”. Kallëzuesi Eri Koshaj ka depozituar një USB ku ka regjistruar disa biseda të kryera me shtetasen T. R., biseda të kryera në aplikacionin WhatsUp dhe disa biseda ambientale të zhvilluara ndërmjet tyre në një ambient kafeneje. Bisedat e kryera në apikacionin Whatsup janë printuar dhe nga leximi i përmbajtjes së tyre, rezulton se shtetase T. R., bisedon me shtetasin Eri Koshaj në lidhje me këtë ngjarje duke u shprehur e shqetësuar se përse kjo ngjarje kishte ndodhur dhe duke i kërkuar falje e këshilluar që të dy djemtë të mos grindeshin me njëri-tjetrin, pasi ajo i konsideronte ata si dy vëllezër. Gjithashtu gjatë bisedave evidentohet fakti, se grindja kishte ndodhur për shkak se Eri Koshaj i kishte sharë.