Familja e Gjerogjia Muratit, 41-vjeçares së vrarë nga partneri i saj grek, janë ende të shokuar nga fatkeqësia që i përfshiu. Në një tjetër deklaratë, ata kanë përshkruar dhimbjen, ndërsa vrasjen makabre të së bijës e konsiderojnë si pasojë e një urrejtje të thellë të autorit.Familja deklaroi mëngjesin e kësaj të hëne se 41-vjeçaja u vra nga partneri, në bashkëpunim edhe me shokun e tij, tanimë të dy të arrestuar.
Avokatja që përfaqëson familjen e viktimës tha se në shtëpinë e Gjeorgjisë janë gjetur disa materiale, të cilat tregojnë se çfarë kishte ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe që 41-vjeçarja ishte në një lidhje me partnerin e saj të akuzuar. “Këto elementë tregojnë sjelljen manipuluese të këtij njeriu ndaj Gjeorgjisë dhe një “shpëlarje truri” e përgjithshme që kishte krijuar një varësi emocionale absolute”, theksoi përfaqësuesja ligjore.
Sa i përket mënyrës se si e humbi jetën, ajo theksoi se plagët e saj janë pasojë e urrejtjes së autorëve.
“Ajo që familja di nga njerëzit që panë trupin e saj, është se lëndimet ishin veçanërisht të rënda dhe mjaft mizore. Vrasja e saj u bë me një formë që dëshmon se ka pasur urrejtje. Kjo tregon intensitetin e lëndimeve. Edhe rruaza e qafës së mitrës u shkatërrua, përtej zonës së qafës së mitrës”, tha ajop.