Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë në rrjetet sociale video krah autorit të humorit Bes Kallaku, të cilët po festojnë së bashku me këngë popullore e valle.
Krahas videos, Meta ka shkruar “Të jesh me Bes Kallakun është e pamundur të mos ketë tupana”.
Festimet e kësaj dyshe janë bërë orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa kanë qenë të shoqëruar dhe nga burra të tjerë e po kështu nga dy persona të veshur me veshje popullore që luajnë me tupana.
Kujtojmë se politikani dhe aktori janë të dy në proces divorci nga bashkëshortet e tyre. Ata kanë qenë gjithnjë miq, por mesa duket ‘beqaria’ i ka sjellë akoma e më pranë njëri tjetrit, teksa shpenzojnë më shumë kohë nën shoqërinë e tyre.