Kryetari i PD-së Lulzim Basha foli për mediat pasi u përjashtua nga seanca e sotme plenare. Basha përsëriti sërish se PS dhe Rithemelimi tashmë janë në pazar dhe kjo u pa edhe ditën e sotme në parlament.
Lulzim Basha: E keqja duhet të shpërbëhet dhe të kurohet aty ku e ka zanafillën. Për 2 vite kemi insistuar për një reformë zgjedhore në dobi të qytetarëve. Për listat e hapura që është një domosdoshmëri kushtetuese. Që të prishet pakti i 2008.
Çfarë fitoi publiku shqiptar nga 6 muaj të ashtuquajtur revolucion. Është dëmtuar interesi i publikut shqiptar. Duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve Edi Rama ndryshoi ligjet për komisionet. Ata dy komisionet ofrojnë shumë pak transparencë. Dëmi më i madh mbeten tek ato që janë të pathëna.
Aty kishte një marrëveshje mes palëve që PD-së të mos i jepej koha. U thanë gënjeshtra. Pati një pretendim sikur ishte fundi merkatos. Sot filloi merkato. Nëse ne personalizojmë këtë humbasim betejën. Viktimë e pazarit janë shqiptarët. Duan të shkatërrojnë komisionin bipartizan. Të njëjtën gjë bën edhe në 2008. Një nga propozimet e Damian Gjiknurit janë ndryshime në ligjin e dekriminalizimit. Merkato sapo ka filluar, do të bëhet larg syve të shqiptarëve. Për interesa private të një grupi njerëzish. Jepet fund një mekanizmi transparent.
Ne do ju drejtohemi shqiptarëve me të gjitha format dhe mënyrat. Shumica është e neveritur nga kjo status-quo. Ne nuk impresionohemi nga diçka që nisi si pazar dhe bitisi si pazar.
Loja për të vendosur gishtin e fajit është e pakuptimtë. Faktet janë këto. Në dhjetor të 2022 është dorëzuar paketa e parë. Në nëntor 2023 paketa e dytë. Kanë qenë dy forca që kanë kundërshtuar. PS dhe ajo që quhet Rithemelimi. Ka qenë prej pazareve.’