fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

U miratua në Kuvend, ja ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që duhet t’i dijë çdo shofer

Tirana Press by Tirana Press
18/03/23 - 12:13
in Aktualitet, Sociale
A A
U miratua në Kuvend, ja ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që duhet t’i dijë çdo shofer
10
VIEWS

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar dje me shumicë votash ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, të kaluara me votat e mazhorancës dhe opozitës, pasi një pjesë e tyre ishin propozuar dhe nga Partia Demokratike.

Vihet re një natyrë pozitive e tyre, për uljen e masës së gjobave, heqjen e policëve nga rruga dhe disa ndryshime për lejen e drejtimit (patentën). Më poshtë, disa prej ndryshime të miratuara dje në Kuvend:

  • Shpejtësia maksimale e qarkullimit ne autostrada te jete jo me shume se 130 km/ore sipas standardeve europiane.
  • Pezullimi i lejedrejtimit, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.
  • Për të gjithë qytetarët shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri u lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore nga 15 dite që është aktualisht.
  • Heqja e shërbimeve postblloqeve në të gjitha akset kombëtare.
  • Nëse paguhet brenda 15 ditëve, vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje.
  • Është kërkuar që 50% e parkimeve të jetë pa pagesë
  • Mbajtësit e lejeve të drejtimit të kategorisë B, në 2 vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifik, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55KW/ton! Për makinat hibrike elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 ton KW/ton, duke përfshirë peshën e baterisë.
  • Qytetarëve të cilëve iu është anuluar leja e drejtimit shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim, drejtpërdrejtë dhe nëse leja e drejtimit e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

Gjithashtu, janë parashikuar dhe disa ndryshime të tjera për lejet e drejtimit, afati për rinovimin e tyre dhe konvertimi për përdorim jashtë vendit, si zgjatjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit për instruktorët e Autoshkollave.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: AM,A1, A2, A, B1, B dhe BE

Ishte

  • Çdo 10 vite deri 50 vjeç
  • Çdo 5 vite, mbi 50 vjeç
  • Çdo 3 vite mbi 70 vjeç

Bëhet

  • Çdo 15 vite deri 70 vjeç
  • Mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë bëhet pas dorëzimit të certifikatës mjekësore

Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: C1, C1E, C, CE

Ishte

  • Çdo 5 vite deri në 65 vjeç
  • Çdo 2 vite, mbi 65-vjeç

Bëhet

  • Çdo 5 vite, deri 70-vjeç (për personat mbi 65-vjeç vetëm për mjetet deri në 20 ton)

Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: D1, D1E, D dhe DE

Ishte

  • Çdo 5 vite deri në 65 vjeç
  • Çdo 3 vite mbi 65-vjeç

Bëhet

  • Çdo 5 vite deri në 70-vjeç, për personat mbi 65 vjeç lëshohet vetëm, për drejtimin e mjeteve të kategorisë B dhe BE për taksi dhe transport udhëtarësh me mjet 8+1
Tags: Kodi rrugorKuvendi i Shqiperise

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Next Post
Lagarde: Bankat qendrore të vazhdojnë rritjen e normave të interesit për të luftuar inflacionin

Lagarde: Bankat qendrore të vazhdojnë rritjen e normave të interesit për të luftuar inflacionin

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.