Shqipëria ka siguruar një tjetër medalje bronzi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Mundësi që përfaqëson flamurin kuqezi, Islam Dudaev, triumfoi në finalen e vendit të tretë, në kategorinë deri 65 kg.
Ai fitoi ndaj hungarezit me shifrat 13-12. Një pikë bëri diferencën dhe i dha fitoren Shqipërisë.
Kujtojmë se Shqipëria fitoi ditën e djeshme medaljen e parë Olimpike. Mundësi rus, i cili përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev ia doli të merrte medaljen e bronztë në disiplinën e mundjes me stil të lirë për peshën 74 kg.