Tesla raportohet se do hap një fabrikë në Shangai për prodhimin e baterive Megapack, e aftë për të prodhuar më shumë se fabrika aktuale në Kaliforni.
Lajmi u raportua fillimisht nga media shtetërore kineze Xinhua.
Punimet priten të fillojnë në tremujorin e tretë të këtij viti ndërkohë tremujorin e dytë të 2024 pritet që fabrika të jetë gati, raportoi Xinhua nga një ceremoni nënshkrimi në Shangai.
Duke i ardhur si shtesë fabrikës ekzistuese në Shangai të prodhimit të automjeteve elektrike, fabrika e re fillimisht pritet të prodhojë 10,000 njësi Megapack në vit, e barabartë me rreth 40 gigawatt energjie, që pritet të shitet globalisht, tha Xinhua.
Me fabrikën e re në Shangai, Tesla do që të përfitojë nga logjistika botërore e Kinës lidhur me bateritë elektrike duke ulur kostot e baterive me litium.
Theksojmë se Tesla gjeneron shumicën e të ardhurave të saj nga shitja e makinave elektrike, por që Musk ka vendosur të bëjë biznesin e energjisë diellore dhe baterive po në të njëjtën madhësi.