fbpx
E martë, 3 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Tensionet në veri, ja kur do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës 

Tirana Press by Tirana Press
11/06/23 - 12:29
in Shqipëria, Politikë
A A
Tensionet në veri, ja kur do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës 
8
VIEWS

Tensionet dhe situata tejet e nxehtë në veri, do të sjellë një mbledhje të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. 

Mësohet se mbledhja do të mbahet në datën 14 qershor Mësohet se Gjakova është përzgjedhur si qyteti mikpritës në një prej datave që shënjojnë historinë e kësaj treve, e ku çdo 14 Qershor nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. 

Takimet zyrtare nisin në orën 11:00 me mbërritjen e delegacionit të qeverisë shqiptare dhe më pas Kryeministrit Rama. 

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Pas himneve të dy shteteve në orën 11:30 do të nisë edhe hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, me logon “Të përbashkuar në Gjakovë”, ku pritet të nënshkruhet edhe disa marrëveshje ndërqeveritare. 

Ajo që pritet me interes është dalja në konferencën e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, ku padyshim vëmendja e mediave do jetë çështja e Asociacionit dhe dokumenti konficencial që kryeministri Rama ia ka përcjellë Presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz, dy prej kumbarëve të propozimit franko-gjerman. 

Kryeministri Rama në një dalje të posaçme për mediat tha se për përmbajtjen e dokumentit konfidencial nuk është konsultuar me Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin Vuçiç, ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ende zyrtarisht. 

Gjatë qëndrimit në Gjakovë në orën 14:00 përfaqësues të dy qeverive do të zhvillojnë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve, e më pas do jenë pjesë e një dreke të shtruar nga Kryeministri Kurti. 

Në orën 16:00 priten edhe takime me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare të Gjakovës, Pejës, Deçanit, Prizrenit, Dragashit, Tropojës, Kukësit dhe Hasit. 

Axhenda e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri – 14 Qershor 

11:00 – Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë 

11:15 -Mbërritja e kryeministrit Edi Rama   

11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë –Shqipëri 

12:45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare 

13:15 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Kurti e Rama 

14:00 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës 

16:00 – Takimi me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has) 

Tags: Albin KurtiEdi RamaGjakovëShqipëri KosovëVeriu i Kosovës

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Next Post
Zhaku apo Balina – Arbër Hajdari tregon se me cilën nga koleget i ka më të mira marëdhëniet 

Zhaku apo Balina – Arbër Hajdari tregon se me cilën nga koleget i ka më të mira marëdhëniet 

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.